Te lutem kthehu lash nane e babe per ty…rrefimi nga….

Një djalë ka ndarë me lexuesit historinë e tij të trishtë të dashurisë. Djali thotë se la gjithçka për vajzën që dashuronte, por ajo sot është fejuar me dikë tjetër. Kjo është historia e rrëfyer.

“Doja një mendim nga lexuesit e faqes sepse jam shumë i mërzitur. Jam një 21-vjeçar nga Gruda dhe kam dashur shumë një vajzë.

E dua akoma, por ajo më ka zhgënjyer pa masë.

Me këtë vajzën qëndruam dy vite të lidhur. Ajo është 20 vjeçe. Unë isha gati ta merrja në shtëpi.

Por ajo nuk donte të jetonte me prindërit e mia. Dakord ika prej shtëpisë.

Nuk i pëlqente shokët e mi se vinin LLoto, ok u largova dhe nga shokët.

Rrija gjithë kohën pas saj, sa më hoqën edhe nga puna që mezi e kisha gjetur.

Sa po bëhesha gati të dilja në shtëpi me qera me të vetëm, ajo më bën bombën. Më thotë se do të fejohet.

Por jo me mua, por me dikë tjetër që ja kishte prezantuar shtëpia.

Ai është më i madh dhe i pasur. Qava, ju luta të mos më linte.

Por ajo u fejua. Nuk e ktheu kokën pas. Tani jam kthyer në shtëpi dhe ndjej pengesë si lashë nënë e babë për një femër që më la për një tjetër.

Në foto duket e lumtur, sillet sikur mua të mos më kishte njohur kurrë.

Pse është kaq e padrejtë jeta? Pse e zgjodhi atë? Për pasurinë?

Si ta kaloj këtë gjendje se jam shumë keq. Për mua jeta s’ka më kuptim. Ajo ishte gjëja më e shtrenjtë që kisha.

Thjesht nuk duroj dot ta shikoj me dikë tjetër.

Nuk duroj dot…I them nëse e lexon këtë letër: A. të dua.

Mos u marto të lutem, unë do punoj dy punë e do t’mbaj si princeshë. Kthehu të lutem se të dua me shpirt.”, shkruan djali.

Author: admin