Avokati që ka zgjedhur për ta mbrojtur është ndër më të shtrenjtët në Europë, ku do i gjej paratë pa paguajë Berisha?

Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Sali Berisha u paraqit sot para gazetarëve për t’i hapur lu ftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duke lënë pa sqaruar gjërat më të rëndësishme.

Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur.

Nga një kërkim i thjeshtë në Google rezulton se ky avokat është ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit, duke filluar nga krerë shtetesh si diktatori tunizian Ben Ali apo Presidenti francez Chirak e deri të avokat i pronarit të firmës gjigante botërore si Nissan,Carlos Ghosn.

Në mediat franceze avokati Jean-Yves Le Borgne, cilësohet si avokati i personaliteteve, dhe madje nuk arrin që t’i numërojë klientët e tij të fuqishëm që ka mbrojtur në gjykatë. I diplomuar për filozofi, Jean-Yves Le Borgne ka një karrierë të gjatë në fushën juridike dhe aktualisht është kryetar i Urdhrit të Avokatit në Francë. /korrieri

Kush do ta paguajë?” Ndër më të shtrenjtët në Europë, kush është avokati  francez që ka porositur Berisha | Gazeta Dita

Jean-Yves Le Borgne Pictures, Photos & Images - Zimbio

Maître Jean-Yves Leborgne, Maître Christian Saint-Palais et Arash  Derambarsh - Arash Derambarsh - Courbevoie

Jean Yves Leborgne Photos and Premium High Res Pictures - Getty Images

Jean-Yves Le Borgne : "Juridiquement, Carlos Ghosn est libre" | LCI

Jean Yves Leborgne, Avocat ( Le Monde du Droit juillet 2017) - YouTube

Author: admin