
Vajza e vogël i dërgon një letër mamit në Parajsë, merr përgjigjen që preku të gjithë.




Kjo ishte hera e parë që Ella Lennon, nga Kilmarnock, kaloi Ditën e Nënës vetëm pasi nëna e saj vdiq pa lënë gjurmë.
Sidoqoftë, vajza e vogël u kujdes që t’i shkruante një letër nënës së saj në Parajsë.
Në letrën e saj vajza e vogël shkruajti:




“Per Mamin që është në Parajsë, Gëzuar Ditën e Nënës. Të dua, Ella x ”. Për fat të mirë të vajzës, një punonjës në Royal Mail u kujdes që Ella të mos mbetej pa përgjigje.
Për habinë e familjes së saj dhe të saj, një përgjigje erdhi nga zyra postare. Të gjithë e lexuan letrën e dërguar nga i panjohuri me zemër të mirë dhe nuk i mbanin dot lotët.
Në përgjigjen e saj, “nëna” shkroi:




“Për Ella time të bukur. Faleminderit shumë për kartolinën speciale që më dërgove për Ditën e Nënës. Ti je gjeja me e cmuar per mua dhe unë te dua shumë… Do të rritesh dhe do të bëhesh një vajzë e zgjuar dhe e veçantë dhe unë jam shumë krenare për ty. Edhe pse jam në parajsë, kujdesem për ty çdo ditë! Me shumë dashuri, përqafime dhe puthje, mami xxx “.