Për’puthen u jep statusin VIP, tani do i shohim dy prej tyre në Big Brother

Ditën e djeshme në media u përfol se së shpejti do të fillojnë audicionet e Big Brother VIP dhe ndryshe nga çdo Big Brother që jemi mësuar të shohim këtu do të ketë personazhe të njohur të ekranit.

Ata nuk do të jetojnë mes luksit, por mes vështirësive. Sigurisht që kjo deklaratë mori tepër vëmendje dhe njerëzit janë kuriozë se cilët do të jenë banorët e parë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se dy konkurrentët e para do të jenë pikërisht vajzat që trazuan rrjetin në Per’puthen.

Bëhet fjalë pikërisht për Shqipe Hysenajn dhe Tea Trifonin. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të ketë konkurrent tjetër nga Per’puthen ose jo.

Author: admin