Gjatë një interviste të dhënë për “NIN”, aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi ka treguar së fundmi se sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”. Ermali jep shifrën marramendëse që i është dashur të shpenzojë për të prodhuar “I love Tropoja”.
“Nga pikëpamja e buxhetit që është shpenzuar, investimit në kohë, në financa, por edhe nga organizimi, sepse unë tashmë isha i përgatitur për një sukses.
Kishim një histori suksesi dhe e dinim se si t’i maksimalizonim të gjitha hyrjet ose shfaqjet dhe bashkë me ekipin pata një organizim shumë të madh në shpërndarjen e filmit, por edhe prodhimi ka pasur më shumë aktorë. Ata ishin më me kualitet. Kostoja ka qenë 3-fishi i ‘Dy gisht mjaltë’. I ka kaluar 750 mijë euro për ta prodhuar si film ‘I love Tropoja’”, tha Ermali.
Ndërkohë që në muajin tetor, Ermali do të sjellë një tjetër film që do të jetë i zhanrit komedi. Në të do të marrin pjesë shumë personazhe të famshëm, mes të cilëve Megi Pojani, Klea Huta, Jonida Vokshi etj.