Kush janë dy djemtë nga Lezha që u bënë shembull i të rinjve në sipërmarrje

Gjashtë vite më parë kur disa prej shokëve të tyre mezi prisnin të gjenin shtregun për t’ia mbathur nëpër Evropë, apo ca të tjerë akoma më keq, mezi prisnin të gjenin një skutë për t’i thithur nja dy-tri pompa hashash, këta dy djem zgjodhën një rrugë krejt tjetër.

Angelo dhe Vasili vendosën në vitin 2015 që të regjistrohen në një kurs 3 vjeçar profesional, në atë sektor që është shpallur strategji kombëtare, në turizëm.

Në përfundim të kursit, nuk e morën certifikatën për të zbukuar një kënd të dhomës në shtëpi, por filluan menjëherë lëvizjet për ta jetësuar projektin e tyre.

Sot, këta dy djem nga Lezha, janë bërë shembull i shkëlqyer për t’u ndjekur nga organizata RISIAlbania, e cila, kjo e fundit u ka kushtuar vëmendje të veçantë.

Ja çfarë shkruan RISIAlbania për Vasilin dhe Angelon nga Lezha:

Këtë të Premte, sjellim për ju historitë frymëzuese të Angelo Makaj dhe Vasil Deda, dy të rinj të vetëpunësuar që sapo kanë krijuar biznesin e tyre në #turizëm!

🤝Ofrimi i kurseve inovative, me kurrikula të modernizuara dhe të përshtatura për nevojat e bizneseve, është thelbësore për pajisjen e të rinjve dhe të rejave me aftësi të përshtatshme për tregun e punës.

Angelo dhe Vasili janë trajnuar më pare gjatë 2015 dhe 2018 nga partneri ynë, Kurse Formimi Hotelerie AA.

✅Ata së fundmi kanë përqafuar sipërmarrjen rinore duke hapur restorantin e tyre barone_di.mare në Tale të Lezhës.

Suksese dhe urime Angelos dhe Vasilit dhe mos harroni të vizitoni restorantin e tyre nëse jeni në Lezhë!
🏆🏆🏆

Ne gjithashtu, gjejmë rastin t’i përgëzojmë këta djem për vullnetin dhe shembullin e mirë e frymëzues, si dhe t’u urojmë suksese e punë të mbarë me projektin e tyre.

Author: admin