‘Dashuria nuk njeh Iuftë’: Shqiptarja nga Shkodra dhe serbi Dragan rrëfejnë martesën

Blici serb i ka kushtuar një artikull një gruaje shqiptare dhe martesës së saj me një serb.Artikulli bazohet në ndryshimet e kulturave mes dy vendeve dhe përshtatjen të krijuar familje.Viktorja nga Shkodra tregon në rrëfim vështirësitë me të cilat është hasur në momentin që ka mbërritur në Serbi, ndërsa shton se tanimë çdo gjë e ka të thjeshtë dhe është integruar totalisht.

Të inkurajuar nga rregulla të pazakonta shoqërore, të cilat thonë se është një turp i madh për një grua të mbetet e pamartuar, një numër i madh i grave shqiptare vitet e fundit kanë vendosur të kërkojnë lumturi jashtë kufijve të vendit të tyre dhe të martohen me milje larg shtëpisë, shpesh të martuar me serbë.

13 vjet më parë, Viktorja Vida Jakovljević vendosi të linte Shkodrën dhe të shpërngulej në fshatin Srednja Reka në Golija për t’u martuar me Dragan.

Author: admin