Aktori i humorit, Albano Bogdo është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, në një rrëfim ndryshe për emisionin “Piter Pan”, ai ka treguar historinë e veçantë si i ka propozuar partneres së tij. Bogdo ka thënë se momenti i propozimit ishte ditëlindja e saj, një ditë të cilën ai qëllimisht luajti rolin sikur e kishte harruar, sepse kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të ardhmen e dyshes.
“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen. Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?” “Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”, tregoi Albano.
Kujtojmë se vitin që lamë pas, Albano Bogdo, humbi gjyshen e tij. Ai tregoi rëndësinë e madhe që ka pasur gjyshja në jetën e tij dhe se do të dëshironte që t’ja kishte shprehur më shpesh dashurinë.
“Tani, fli e qetë, e shtrenjta ime. Bashkohu me gjyshin, i cili, siç thoshe vetë, po të priste. Tani që më le, e kuptoj. Ato miliona herë që të kam thenë se sa të dua, nuk mjaftojnë. Duhet të të kisha thënë më shumë. Por, vazhdo më shih nga lart. Do të ta them përditë, derisa të bashkohem dhe unë me ju. Fli e qetë më në fund Stoli Bogdo”, ka thënë aktori.