Kush është biznesmeni që kërkohet nga Turqia për mashtrim kompjuterik? Ka hyrë në Shqipëri më 20 prill

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar ditën e sotme procedimin penal për biznesmenin turk Faruk Fatih Ozer. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet turke për mashtrim kompjuterik. Faruk Ozer është biznesmeni 27 vjeçar i cili njihet ndryshe edhe si biznesmeni turk i krypto-monedhave.

Edhe Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon e ka shpallur në kërkim për shkak të dyshimeve se ka mashtruar me biznesin e tij në Turqi përmes valutës elektronike bitcoin që kap një vlerë me rreth 2 miliardë dollarë. Sipas autoriteteve turke mashtrimet e tij kanë prekur mbi 391 mijë persona në Turqi.

Ai rezulton të ketë hyrë në territorin shqiptar përmes Aeroportit të Rinasit me datë 20 Prill të këtij viti. E ndërkohë që kërkohet, vetë Faruk Ozer ka reaguar në Twitter duke thënë se kompania i tij është vënë në shënjestër të një fushatë shpifjesh kundër tij.

Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht punën, për shkak të një sulmi kibernetik. Ndërsa pretendimet se 2 miliardë dollarë janë zhdukur, nuk janë të vërteta.

Author: admin