Bëra katër herë detoks me burrin, ai në fund më tradhtoi dhe bëri mirë

Ishim duke u kthyer nga pushimet dyjavore ku kishim ngrënë pica, pasta, ëmbëlsira. Kishim pirë çfarë donim dhe me pak fjalë e kishim shkelur çdo përkujdesje ndaj vetes.

Ndërkohë që ndodheshim në aeroport dhe prisnim të ktheheshim i thashë: Le të bëjmë detoks, për një muaj rresht.

Nuk jam duke nënkuptuar që gjithkush duhet të bëjë detoks pas pushimeve apo festave. Askush nuk është i detyruar ta bëjë këtë. Unë thjesht doja të sfidoja veten dhe ta mësoja të hante më shumë fruta dhe perime për të harruar picat e dy javëve.

Ishte një mënyrë për të luftuar gjithë pasojat që pushimet na lanë: të përziera, urth, të vjella, diarre.

Për herë të parë që kur ishim lidhur bashkë, unë dhe Darren po hanim mëngjes. Filluam kështu të kalonim edhe më shumë kohë cilësore të dy bashkë, ndërkohë që uleshim në tryezë për vakte të rregullta.

Bëra katër herë detoks me burrin, ai në fund më

Netët e para rrinim bashkë dhe shikonim televizor. Natën e tretë ai u kthye vonë në shtëpi. Më tha që ishte vonuar në mbledhjen e punës. Pastaj ishte detyruar të pinte edhe një kafe me bashkëpunëtorin e tij, duke më tradhtuar mua, ose më saktë detoksin tonë që e ndalonte kafen. Dhe karma e bëri të vetën duke ia derdhur filxhanin mbi kostum.

Dëshira seksuale më ra. Jo se kam qenë ndonjëherë shumë e zjarrtë. Një natë i thashë që nuk e di ç`po ndodhte dhe nuk isha si më parë, ai tha, s`ka problem, s`prish punë.

Unë po çmendesha nga këto detoks që bënim, kurse ai ishte i qetë si normalisht. Ç`po fshihte ky njeri? Po më tradhtonte? Po, por me një ëmbëlsirë, me McDonalds dhe gjithçka që porosiste në zyrë.

Ai s`e respektoi kurrë detoksin tonë dhe tani që e mendoj bëri mirë. Nëse edhe ai do ishte acaruar aq shumë sa unë pa çokollatat e darkës, kafen, ëmbëlsirat, picat dhe pastat e sigurt që nuk do ishim më bashkë.

* Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Fabjola Hije

Author: admin