I RIU SHQIPTAR I MERR 80.000 EURO PRONARIT NË FRANCË, ÇFARË BËN ME TO NË KOSOVË

Bie në pranga një i ri shqiptar nga Kosova në Francë.

Ai dyshohet se ka marrë 80 mijë euro nga kompania ku ai punonte, në Strasburg.

Mediat vendase bëjnë me dije se i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë.

Sipas raportimeve me paratë që ka marrë, babai i tij ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë.

Për tre vite me radhë, i riu ka marrë mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij, ka bërë rimbursime false.

Ai është vendosur në paraburgim, ndërsa pranoi fajin.

Përveç blerjes së një automjeti, i riu tha se paratë i kishin për të ndërtuar një shtëpi në Kosovë.

Author: admin