TANI KOHËT KANË NDRYSHUAR, PROPOZIMIN PËR MARTESË E BËJNË FEMRAT. JA UNAZA QË ËSHTË PRODHUAR ENKAS PËR KËTO PROPOZIME

Jemi mësuar që të shohim vetëm propozime që vijnë nga meshkuj, të cilët ulen në gjunjë dhe propozojnë me unazën e ëndrrave për çdo femër.

Por tashmë kohët kanë ndryshuar dhe gjithmonë e më shpesh po shohim femrat që propozojnë meshkujt.

Tanimë edhe kompanitë e mëdha botërore po prodhojnë unaza enkas për këtë ditë.

Marka e bizhuterive luksoze Tiffany & Co po shet unaza fejese për burra për herë të parë në historinë e saj 184-vjeçare.

Modelet e reja shënojnë një ndryshim të madh për argjendarinë amerikane, e cila është e njohur për unazat e saj klasike të fejesës për gratë.

Në dispozicion në dyqanin kryesor Tiffany në Nju Jork nga ky muaj, mund të gjeni unazat për meshkuj.

Sipas markës së njohur ky koleksion i ri nuk vjen vetëm për barazi gjinore por edhe pse martesat e të njëjtës gjini janë rritur shumë vitet e fundit dhe është një mënyrë përkrahje dhe për ata.

Erdhi koha ku meshkujt të ndihen të rëndësishëm./allnews.al

Author: admin