Ky po që është super lajm/ Bëhuni gati për një super këngë, për një bashkëpunim mes Alban Skënderajt dhe këngëtarit shqiptar me famë ndërkombëtare

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e Stanaj dhe Alban Skënderaj! Dyshja mund të jetë pranë një bashkëpunimi, për të cilin jemi të sigurt që do kthehet në super hit. Detaji që na ka bërë të dyshojmë ka qenë një foto në InstaStory.

Vëllai dhe menaxheri i këngëtarit shqiptaro-amerikan ka pozuar krahë ‘ikonës’ së Top Fest dhe shkruan: “Këngëtari im i preferuar në botë. Më fal Stanaj”.

Të jetë ky takim dhe kjo foto rastësi? Nuk e besojmë, megjithatë mbetet për t’u parë.

Kujtojmë se Stanaj ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të muzikës në botë si Ariana Grande, Demi Lovato dhe Tommy Brown. /

Burimi: News31

Author: admin