Zihen keq Aktorët e Portokallisë/ Rezart Veleshnja tha që Aleksi e bën me burra: Reagon aktori: Ai është për gjynah

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja bëri dje një deklaratë të fortë për kolegun e tij, Aleks Seitaj.

Teksa ishte i ftuar tek “Shqipëria Live”, aktori u shpreh se një nga paroditë e Aleksit nuk duhet të dëgjohet nga adoleshentët, sepse nëpërmjet saj, ai tregon se është homoseksual.

“Në anglisht nuk do e kenë për turp këta sepse fëmijët e hapin në ‘Youtube’, gjë që e ka bërë ai djali. Njeriu pëson trauma, pëson gjëra. Ai në atë këngë tregon që është homoseksual.

Unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve!”- Rezart Veleshnja e quajti homoseksual, Aleks Seitaj nuk ia përton një përgjigje publike

Unë kam shok gay, i pranoj. Tani që ne i pranuam, këta tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vet, nuk është e nevojshme të ma thuash këtë gjë”,- tha Rezarti.“Më vjen gjynah që një aktor paragjykon një tjetër aktor duke dal në konkluzione për seksualitetin për jetën personale. Unë nuk kam dal si Aleks atje të këndoj një këngë personale të jetës sime, unë kam qëndruar në petkun e personazhit.

Çfarë do të thotë kjo? Që edhe kur Rezi ka dalë dhe ka luajtur personazhe grash dhe ka flirtuar në skenë me aktor të tjerë do të thotë që ka ndonjë gjë në jetën e tij personale? Absolutisht jo! Por mesa duket kur e bëj unë na paska. Kjo është shumë profesionale për të thënë.

Unë këtë këngë e kam postuar vetëm tek profili i Vezires dhe kam shkruar poshtë që kënga është 18+. E vetmja gjë që rrëmbeu vëmendjen e të rinjve dhe i shtyu ta shikonin ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjës që tha ‘do tmerrohen të rinjtë tanë, do mësohen keq’.

Unë s’e kam promovuar fare në Shqipëri atë parodi, sepse ka qenë për jashtë shtetit. Edhe kënga ishte 18+ që nëse ti nuk ke një llogari 18+ nuk mund ta shikosh atë parodi, kështu që unë nuk e kuptoj ku e ka hallin e madh Rez Veleshnja me atë parodi.

Pas Agron Llakajt, Rezart Veleshnja i kthehet Aleks Seitajt: Është  homoseksual. Reagon aktori: Nga kush na bëhet moral? - Gazeta Shqiptare  OnlineGjithsesi unë tani e hoqa parodinë, sepse vëmendja shkoi atje, sidomos vëmendja e të rinjve dhe unë nuk e dua këtë gjë. Dhe më duket totalisht absurde që të sulmosh dikë që të tregosh se je më i mirë.

Nëse do të tregosh veten tënde si më të mirë, atëherë puno, bëj gjërat e tua, fito lekët e tua dhe nëse të duket e drejtë të sulmosh njerëzit e tjerë nga hiçi nuk di domethënë.

Mirë që na bëhet moral, por nga kush na bëhet moral? Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten”, shprehet Aleks.
Pas këtij reagimi, Aleksi ka marrë përkrahjen e fansave të tij, të cilët i ka falënderuar publikisht kështu:

“Jam tej mase i mallëngjyer nga dashuria, përkrahja dhe ngrohtësia që më keni dhënë. Inboxi është plot me pozitivitet. Ndihem i bekuar.

Më duket sikur gjithë dashuria dhe puna që kam hedhur te arti im, po kthehet pas. Faleminderit që u gjendët këtu për mua. Faleminderit që shpërndani dashuri dhe pozitivitet, kjo na duhet kaq shumë. Ju kam në zemër. Ju dua.”

Me atë këngë tregon se është homoseksual', Aleksi reagon pas deklaratës së  fortë të Rezartit

Me atë këngë tregon se është homoseksual”, ja përgjigja e Aleksit për Rezart  Veleshnjan | Top Albania Radio | It's time

How did Rezart Veleshnja work with her girlfriend after everything  happened? - Instagramming

Rezart Veleshnja: Nuk e di kush është Ministër Kulture | CNA.AL

Kjo është gjuhë rruge, po iki', Rezart Veleshnja çohet dhe largohet nga  emisioni

Author: admin