Ishte një ç/ift nga një fshat i Durrësit, të cilët prej vitesh jetojnë të ndarë për shkak të emigracionit. Ardit Gjebrea u shpreh se shume nga prob/lemet më të mëdha të Shqipërisë sot është emigracioni, por pro/blemi është se si keto familjet shqiptare jetojne kur bashkëshortja qëndron këtu dhe rrit fëmijët ndersa burri është në emigracion.
Zonja Anila Bushi solli në emisionin “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj Qemalin, pasi pretendonte se ai nuk plotesonte detyrimet familjare duke mos u kujdesur për qetësinë e saj dhe të tre djemve, ku më i madhi eshte 16-vjeç. Problem për marrëd/hënien në ç/ift është bërë një tokë e blerë nga Qemali në vitin 1998 në Durrës, ku ka ndërtuar edhe një shtëpi.
Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, nga ana e tij do gjysmen e shtëpisë së saj. Në këtë mes Qemali nuk e hedh poshtë vëllain, dhe se çështjen tha se do ta zgjidhë vetë në kuvendin familjar, por Sytkiu nga ana tjetër ka fituar gjyqin e shkallës së parë në rrethin gjyqësor të Durrësit. Anila ak/uzon Qemalin se vjen vetëm një muaj në vit, dhe të gjitha gjyqet i ka ndjekur ajo vetë.