Befason 80-vjeçarja, bën komentin EPIK për të rinjtë e sotëm: Edhe unë eksitohem kur…

Luleta Katazi, e njohur ndryshe si “nëna Lule”, ishte ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se si e shikon sot Tiranën dhe njerëzit. Luleta 80 vjeçe është shumë e njohur edhe në Kosovë, pasi udhëton shpesh atje.

“Shkoj shpesh në Kosovë se ndihem mirë. Atje njerëzit janë më të mirë se këtu. Tani në Tiranë nuk ka më vendas, kanë ardhur shumë. Nuk ke më afrimitet si dikur”, tha nëna Lule.

E pyetur se si i shikon të rinjtë e sotëm, Luleta tha: “Si të vjen kur shikon një femër të hallakatur, të zhveshur, ka norma njeriu. Djemtë janë marshall, nuk janë hallakatur ashtu. Të them marshall se edhe unë eksitohem kur shoh femra lakuriq. Është jashtë rregullave njerëzore”, u shpreh 80-vjeçarja.

Kjo e fundit tregoi se përdor edhe rrjetet sociale si “Facebook”, por ende nuk ka hapur “Instagram”.

Author: admin