Si po i shndërrojnë multimiliarderët kishat në shtëpi mahnitëse?

Si e ktheni një kishëz të madhe, historike në një shtëpi luksoze, të jetueshme? Këta zhvillues të pronave kanë përgjigjen.

Të shpërndara nëpër Londër këto kisha janë shndërruar në shtëpi spektakolare.
Përmasat e tyre janë ‘lotuese’ për sytë, të shndërruara në zona kolosale për banim dhe tavane aq të larta sa një ndërtesë katër katëshe. Dhe karakteristikat e tyre të veçanta janë të pafundme, nga harqet madhështore në dhomën e gjumit dhe altarët në banjë e deri te dhjetëra dritare të larta.

Por këto shndërrime duhet të jenë praktike gjithashtu, kështu që këtu mund të shikoni si shndërrohet një kishëz e madhe historike në një shtëpi luksoze, të jetueshme?

Brian d’Arcy Clark, drejtor i projektit në Savills, i cili po përfaqëson dy shndërrime të reja mbresëlënëse të kishëzave në Fulham. Shtëpia e Shën Gjonit, me çmim 15 milionë £ dhe shtëpia e Shën Markut, është në shitje për 20 milionë £. Kishat origjinale u projektuan në 1841 nga arkitekti Viktorian Edward Blore, i njohur për punën e tij në kompletimin e Pallatit Buckingham.

Shtëpia e ndërtuar në kishën e Shën Gjonit është dizenjuar për një familje të madhe, ndërsa ajo e Shën Markut është më tepër argëtuese. Blerësi i saj mund të jetë i ri, pa ngarkesa dhe përgjegjësi në jetë.

Të gjitha tiparet origjinale janë ruajtur, duke përfshirë dritaret, tavanet, gurët dhe tipare të tilla si shtyllat dhe çatitë. Por për plotësimin e nevojave të super të pasurve që do të jetojnë aty, çdo bodrum përmban një pishinë, palestër dhe një kinema.

Një tjetër kishë është Kisha e Shën Saviors e shkallës së II-të, e cila është shndërruar në një shtëpi ultra-luksoze me shtatë dhoma gjumi, me çmim 44 milionë £. Me një modelim të kushtuar kohës së lirë, duke përfshirë një pishinë të madhe, palestër, kinema, dhomë me avull dhe sauna. Ekziston gjithashtu një zonë muzikore, një zonë pritjeje që mban deri në 12 persona në mënyrën më komode të mundshme dhe një zonë studimi që është më e madhe se dhomat e pritjes së njerëzve.

Chapel në Hampstead Manor është ende në treg prej disa vitesh.
Joshëse, me hapësira të mbushura me objekte luksoze, që gjenden gjithmonë në shtëpitë e multimiliarderëve. Nuk kanë humbur as këtu detajet origjinale arkitektonike, kolonat harqet, trarët si dhe xhamat.

Author: admin