Historitë e vërteta të 5 fëmijëve që kujtojnë jetën e tyre të mëparshme e që vërtetojnë se rimishërimi ekziston

Golan Heights: djali që gjeti vrasësin e tij

Ai lindi me një shenjë në kokë dhe në moshën 3-vjeçare nisi të kuptonte prejardhjen e asaj shenje. Ajo ishte bërë në jetën e tij më mëparshme në të cilën kishte përfunduar i vrarë me sëpatë. Dhe në vendin e tij, ku besohet rimishërimi, u dërgua me prindërit në fshatin ku thoshte se kishte jetuar dhe arriti të gjente vetë jo vetëm shtëpizën, por edhe vendin ku vrasësi e kishte varrosur në jetën e mëparshme dhe armën e vrasjes gjithashtu. Pikërisht aty ku ai tha, të rriturit u përballën me një kufomë dhe sëpatën gjithashtu. Përballë provave të pakontestueshme dhe emrit të vrasësit që ai e kujtonte mirë, u bë edhe arrestimi.

Gopal Gupta: Indiani i vogël që tregoi se vinte nga një familje e pasur

Gjithçka ndodhi një darkë kur i tha të atit që refuzonte të prekte të njëjtat enë kuzhinë dho objekte me njerëzit e varfër dhe se ai vinte nga një familje e pasur. I pyetur nga babai rreth kësaj sjelljeje të çuditshme, ai kishte treguar detaje se kishte qenë pronar i një kompanie të madhe farmaceutike dhe se ishte vrarë nga vëllai i tij. I ati u nis për rrugë, në bazë të të dhënave që i biri i dha dhe verifikoi gjithçka duke u bindur se zotëria në fjalë kishte ekzistuar vërtet dhe ishte vrarë nga vëllai. Nuk kishte më asnjë arsye të mos besonte tek rimishërimi.

Corlis Chotkin Jr ose nipi që ringjalli stërgjyshin e tij

Historia nis me një paralajmërim, qëkur peshkatari nga Alaska Victor Vincent i tha mbesës së tij se do rimishërohej në të ardhmen tek fëmija i saj. Vite më vonë ajo u rrit, mbeti shtatzënë dhe ngjashmëritë nisën të shfaqeshin. Plus që djali qëkur ishte i vogël tregonte se vinte nga fisi Kahkody, ai i stërgjyshit të tij nga ana e mamit. Pastaj aftësia e pazakontë për të drejtuar varkat, besimi i thellë fetar ishin disa nga pikat e përbashkëta, ose ndoshta shpresa e saj se gjyshi ishte aty në njëfarë mënyre për t`u kujdesur për familjen.

Ma Ting Aung Myo: Drama e burrit të ngecur në trupin e një gruaje

Gjithçka nisi në një fshat të vogël ku gruaja shtatzënë ëndërronte çdo natë një ushtar. Derisa lindi vajzën e saj dhe me rritjen kuptoi që vajza ndihej djalë. Ajo thoshte se kishte qenë në luftë se kishte një grua dhe fëmijë, që kur ishte 3 vjeçe. Më vonë kur u rrit refuzoi të vishte uniformën e vajzave në shkollë dhe ndaj e la shkollën. Nuk dihet nëse ishte thjesht një problem identiteti, por ëndrra e së ëmës dhe kujtimet e herëpashershme të vajzës, bëjnë të besosh tek rimishërimi.

Shamlinie Prema: vajza që donte nënën e saj të parë

Vajza kishte tmerr për t`u larë dhe për të hipur në autobus. Askush nuk e gjente përgjigjen e arsyes përse, derisa ajo tregoi se mbante mend që një autobus e kishte çuar njëherë në mes të një fushe me oriz ku më pas ajo ishte mbytur. Ajo fliste dhe fliste për një jetë të mëparshme dhe njëherë kujtoi emrat e prindërve të saj të asaj kohe. Dhe në zonë ishte një çift që një vit para se lindte Shamlinie kishte humbur vajzën që ishte mbytur. Teksa rritej ajo donte gjithmonë e më shumë nënën e parë dhe jo aktualen, preferonte më shumë atë. Pastaj, vite më vonë e harroi historinë.

Kjo në fakt është e përbashkëta e gjithë këtyre fëmijëve që e harrojnë historinë e vjetër teksa rriten.

Të gjitha këto janë përshkruar në librin e autorëve më të njohur që kanë studiuar rimishërimin Ian Stevenson dhe Trutz Hardo.

Author: admin