7 veprime që nuk duhet t`i bësh më para palestrës

Zakonet para stërvitjes mund të çojnë në rezultate të tmerrshme ose të mahnitshme dhe ti je i vetmi që mund ta shtrosh rrugën e suksesit. Zbulo dhe mbaj mend gjithçka që nuk mund të bësh para stërvitjes apo palestrës në mënyrë që të arrish rezultatin që do.

Mos i fillo ushtrimet me stomakun bosh

Sidomos nëse do të forcosh muskujt apo bën ushtrime kardio.

Mos pi shumë ujë

Është e rëndësishme të jeni të hidratuar mirë para një stërvitje, por evitoni të pini shumë ujë. Qelizat tuaja mund të fryhen dhe mund të përjetoni simptoma si marrje mendsh, dhimbje, dhe madje mund të vjella. Është më mirë të pini ujë 1 deri në 2 orë para trajnimit.

Mos fli shumë para palestrës

Mjafton një dremitje 30 minuta dhe jo më shumë, në rast se je njeriu që e bën palestrën pasdite dhe jo paradite.

Mos e tejkalo me veshjen apo me zhveshjen

Edhe nëse është dita më e ftohtë e vitit, si këto të të ftohtit siberian që po përjetojmë, mos u vish shumë. Ushtrimet do të të nxehin gjithsesi. Kurse në ditët e nxehta zgjidh përlhura që e lejojnë trupin të marrë frymë dhe që thithin djersën.

Mos bëj streçing statik

Mund të zvogëlojnë performancën, duke pasur një efekt negativ në shpejtësinë tuaj të vrapimit, kohën e reagimit dhe prodhimin e forcës. Plus, nëse trupi juaj nuk është ngrohur së pari, mund të çojë në dëmtime të muskujve.

Mos rifillo pa pushuar siç duhet së pari

Ditët e pushimit janë të rëndësishme për trupin për t`u riparuar dhe rikuperuar. Kjo është një pjesë e rëndësishme e orarit tuaj të stërvitjes pa marrë parasysh nëse është sport apo palestër. Nëse i shmangni ditët e pushimit, kjo mund të shkaktojë mbingarkesë.

Lejimi i vetes për të pushuar do t’u japë muskujve një shans të rikuperohen dhe të rriten, duke parandaluar lodhjen. Do të flesh më mirë, rreziku i dëmtimit do të zvogëlohet dhe niveli i performancës do të rritet.

Mos pi kafe

Mund të ndihmojë duke të siguruar energji dhe madje mund të rrisë motivimin dhe përqendrimin, por jo për shumë kohë. Tretja e tepërt e kafeinës mund të çojë në tkurrje të mbledhura në zorrën e trashë, të cilat mund të rrisin shanset për të pasur një lëvizje të zorrëve dhe mund të duhet të shkosh në tualet. Por kjo është vetëm një pjesë e efekteve anësore pasi mund të përjetosh gjithashtu, pagjumësi, rrahje të shpejta dhe jonormale të zemrës, ankth, urth dhe presion të lartë të gjakut.

Author: admin