Burri im ia dhuron gjysmën e rrogës Kishës kur unë dhe vajza mezi mbulojmë shpenzimet

Unë jam një grua 60-vjeçare dhe megjithëse kam punuar për vite me radhë duke dhënë mësim të gjuhës angleze, kam qenë gjithmonë e varur financiarisht nga burri im. Ai është shumë i përfshirë në Kishën Ungjillore dhe u jep atyre një përqindje të pagës së tij.

Ky fakt që kur e zbulova, më futi në një luftë të vazhdueshme me të. Kam menduar disa herë të largohem bashkë me fëmijët prej tij, por unë nuk pata guximin të zhyt veten dhe fëmijët në vështirësi të mëtejshme.

Kjo çështje ka ardhur sërish në vëmendje tani teksa unë përpiqem të ndihmoj një nga vajzat e mia me tarifat e universitetit. Po si mund t’i japë kaq shumë një kishe kur e di se fëmijët tanë po luftojnë? Thjesht më çmend kjo gjë. Ai mbase, me të drejtë, mendon se është paga e tij dhe do bëjë siç dëshiron. Jam e vetëdijshme se varësia ime ndaj tij është faji im dhe jo faji i tij.

Përgjigjja e psikologes

Kjo histori nuk ka të bëjë thjesht me paratë, apo jo? Ti je e mërzitur se burri i jep një pjesë të pagës Kishës ndërkohë që ti dhe familja keni nevoja të paplotësuara. Në një marrëdhënie funksionale, financat duhet të negociohen nga të dyja palët, derisa të arrini në një përfundim të drejtë. Ju duket se nuk keni qenë në gjendje ta bëni këtë.

Po le të veshim këpucët e tij. Po të ishe ti burri, a do të të vinte mirë që gruaja të të shikonte si bankomat? A do doje të jetoje më dikë që nuk të vlerëson ty për asgjë tjetër që bën, por vetëm për sa para sjell? Pse duhet të kërkojmë ne gratë më shumë para nga sa futim në shtëpi?

Ndoshta është koha për të bërë lëvizjen e duhur, për t`i ndarë shpenzimet dhe financat.

Ai do mund të bënte ç`të donte me pjesën e mbetur të parave (pasi të mbulonte gjysmën e shpenzimeve të shtëpisë) dhe ti mund të ndihmosh vajzën me pjesën që të mbetet.

Por kjo është një kohë e vështirë për të gjetur punë, e lëre pastaj për punë të paguar më mirë.

Megjithatë kjo histori nuk më duket thjesht diçka financiare. Me sa kuptoj në letër, juve nuk keni më aq shumë gjëra për të ndarë së bashku. Po mbase ajo që fillimisht duhet të ndani janë financat.

Ju përmendni vajzën tuaj dhe sfidat e saj ekonomike në universitet a thua sikur është vetëm vajza juaj. A nuk ka ajo një marrëdhënie me babanë e saj dhe kështu të mund t`i kërkojë vetë ndihmë financiare atij nëse i nevojitet?

Unë mendoj se edhe nëse burri juaj nuk do ta jepte një pjesë të rrogës në Kishë, ju sërish do të kishit diçka për t`u mërzitur me të. Mbase s`do t`i gjenit dot emrin dhe shkakun, por do ndiheshit njësoj.

*Artikulli i The Guardian u përshtat në shqip nga Tiranapost

Author: admin