Një studim i tërë është marrë me mënyrën se si sillemi me paratë dhe ndikimin që sjellja në moshë të re, ndikon në një moshë më të vonë.
Mëso në fillim gabimet që mund të jesh duke bërë, për t`i shmangur.
Përpiqesh të qendrosh me njerëz të pasur
Kur je i ri preferon më tepër të shoqërohesh me njerëz në gjendje ekonomike të mirë. Mirëpo këta njerëz nuk e kursejnë dorë, shpenzojnë më shumë, vishen me rroba të shtrenjta, frekuentojnë lokale të nivelit të lartë. A i përballon dot ti çmimet e shtrenjta dhe luksin?
Nuk e shpenzon rrogën ashtu siç duhet
Ke dëgjuar ndonjëherë për rregullin 50/30/20? Është e rëndësishme që 50% të pagës ta shpenzosh për të mbuluar nevojat bazë. 20% për të paguar hipotekën, pra një kredi që mund të kesh, por edhe për kursimet e tua, sado pak të mbetet dhe 30% mund ta shpenzosh për dëshirat.
Kur porosit gjithmonë jashtë
Të kushton më pak të gatuash në shtëpi. Pra, mund të porositësh ushqimin tënd të preferuar, por kjo nuk mund të bëhet një sjellje e përditshme. Ushqimi i shtëpisë nuk është vetëm më pak i kushtueshëm, por është edhe më i shëndetshëm.
Kur merr një kartë krediti shumë shpejt
Mund ta marrësh edhe që 18 vjeç, por vetëm nëse je i vetëpërmbajtur.
Kur nuk planifikon pensionin
Kur je në të 20-tat apo të 30-tat e tua nuk e mendon shumë periudhën e pensionit, por vitet ikin shpejt. Duhet të fillosh sa të mundësh, të kursesh para për kohën kur s`do mundesh dot të punosh.
Kur injoron sigurimet shoqërore
Vitet fluturojnë. Ç`do bësh nëse nuk ke derdhur kontributet muaj pas muaji e vit pas viti?
Nuk ndërmerr risqe
Kur punon diku, rehatohesh aty dhe punon vetëm për momentin. Duhet të punosh me zgjuarsi, më shumë sesa me fuqi. Kështu që puno me mend. Ndërmerr iniciativa. Puno për të ardhmen dhe jo thjesht për të tashmen.
Merr kafshë shtëpiake, kur akoma nuk mbulon dot shpenzimet e tua
Mund të duket një shenjë pavarësie, përkujdesi, por nëse nuk mbulon dot shpenzimet e tua si do e paguash ushqimin, vaksinat dhe vizitat e maces apo qenit?
Kur shpenzon shumë vetëm e vetëm për të bërë veten të lumtur
Kur në fakt shpenzimet dhe blerjet nuk janë e vetmja gjë që jep lumturinë.
Lëviz nga shtëpia e prindërve shumë shpejt
Duhet të lëvizësh në një moment prej shtëpisë së tyre, por jo më herët nga sa duhet. Duhet të shikosh mirë kushtet, të ardhurat, për të lëvizur pastaj.
Pret që të kesh jetën e ëndrrave që 20 vjeç
20 vjeç sapo e ke nisur jetën kështu që të duhen forca dhe punë për të hyrë në rrugën e mbarë.