![](https://jehona.info/wp-content/uploads/2021/04/800-0-binjaket.jpg)
Mayla Phoebe de Rezende dhe Sofia Albuquerck, 19 vjeç janë binjakët e parë në botë që iu nënshtruan një operacioni për të ndërruar gjininë.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ata ju nënshtruan një operacioni 5 orësh në Brazil, në një klinikë në qytetin juglindor të Bulmenau në 13 dhe 14 shkurt.
“Ky është rasti i vetëm i raportuar në botë i binjakëve të cilët kanë lindur meshkuj dhe iu nënshtruan operacionit për të ndërruar gjininë së bashku,” tha Dr Jose Carlos Martins, i cili kreu operacionin.
Duke u rritur si binjake identike, Mayla dhe Sofia bënin gjithçka së bashku, dhe vendimi i tyre për t’iu nënshtruar operacionit për të ndërruar gjininë ishte i përbashkët.
Një javë pas operacionit, dy vajzat bënin shaka teksa flisnin për udhëtimin e tyre të përbashkët.
“Unë gjithmonë e doja trupin tim, por nuk më pëlqyen organet gjenitale,” tha Mayla, e cila po studion mjekësi në Argjentinë.
“Unë dëshiroja që Zoti të më kthente në një vajzë, ” tha ajo.
Mayla e cila është fotografuar me bikini pas operacionit, u tregoi mediave lokale sa e lumtur ishte për trupin e ri.
“Para se të shtrohesha në spital, ende nuk mund ta besoja se ëndrra ime po realizohej,” tha ajo.
“Kur u zgjova nuk mund ta besoja,” shtoi ajo.
Motra e saj Sofia është më e rezervuar.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Por lidhja mes tyre është e qartë. Ato i përfundojnë fjalitë njëra-tjetrës dhe tregojnë histori se si e mbështesin njëra-tjetrën.
“Ne jetojmë në vendin më transfobik në botë,” tha Sofia.
“Në shkollë ka qenë shumë e vështirë,” tha Mayla. “Disa shokë të klasë madje më hodhën fletore në kokë.”
Ato kujtojnë plagët emocionale të fëmijërisë së tyre të vështirë, edhe sot jetojnë me frikën e abuzimit. Por ato gjithmonë kishin mbështetjen e familjes së tyre.
“Prindërit tanë nuk kishin frikë nga ajo që ishim, ata kishin frikë se njerëzit do na keqtrajtonin,” tha Mayla.
Gjyshi i tyre është ai që pagoi për operacionin. Ai nxori në ankand një pronë që zotëronte për të paguar faturën 100.000 reais (20.000$).
“Qëllimi im tani është të diplomohem në mjekësi dhe të blej një shtëpi tjetër për gjyshërit e mi si një mënyrë për të shpërblyer gjestin e tyre,” tha Mayla.
Nëna e saj tha se ishte një lehtësim kur binjakët e saj dolën si trans.
“As që më kujtohet se i kam menduar si djem. Për mua ata ishin gjithmonë vajza,” tha ajo.
Ajo kujtoi se i kishin çuar te psikologu kur kishin qenë fëmijë.
“Në zemrën time gjithmonë e dija se ishin vaja dhe vuanin,” tha sekretari i shkollës.
Binjaket thanë se nëna e tyre gjithmonë ka qenë mbështetje e tyre më e madhe.
“Kurdoherë që dikush na bënte diçka në rrugë, gjëja e parë që donim të bënim ishte të shkonim në shtëpi dhe t’i tregonim nënës, që ajo të na përqafonte,” tha Mayla.
“Ajo është si një luaneshë. Gjithmonë na mbronte.”
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Mayla tha se janë monitoruar nga mjekët për katër vit, përpara se t’i nënshtroheshin operacionit.
“Unë këshilloj çdo grua trans që të kalojë gjatë gjithë këtij procesi,” tha ajo.