10 hiletë që përdorin hajdutët për t`ju vjedhur nga telefoni

Në 2020-ën, amerikanët raportuan se humbën 19.7 miliardë dollar nga telefonatat e hacker-ave. U bënë më shumë se 50 milionë telefonata të tilla dhe 40% e atyre që u përgjigjen, humbën para. Mendohet se njerëzit kanë predispozitën t`u besojnë më shumë telefonatave se çdo lloj forme tjetër komunikimi, me email, mesazhe apo rrjete sociale, ndaj hacker-at kanë zgjedhur mënyrën e re me telefonata për të vjedhur para.

Po cilat janë 10 taktikat që mashtruesit përdorin?

Ju pyesin nëse i dëgjoni mirë

Një nga pyetjet më hileqare që ju bëjnë është: A më dëgjon? Dhe normalisht ti do t`i thuash Po. Kështu morën Po-në tënde që i duhej për të vjedhur. Do ta përdorin zërin tënd të regjistruar tashmë, për të pasur akses në llogaritë e tua bankare.

Ndaj përpiqu të japësh përgjigje të tjera, veç Po-së.

Ju kërcënojnë me arrest nëse nuk i paguani shumën që thonë

Ju kërcënojnë dhe ju përfshiheni në bisedë duke u ballafaquar. Duke i thënë se s`i detyroheni asgjë. Ndërkohë që vazhdojnë t`ju thonë se i keni një borxh, ju insistoni duke i treguar identitetin tuaj, edhe ndonjë informacion tjetër dhe kështu bini pre e vjedhjes. Çfarë të bëni? Thjesht mbyllni telefonin.

Kompjuteri juaj ka marrë virus

Ju thonë se kompjuteri juaj ka virus dhe kërkojnë akses për ta rregulluar. Ndërkohë që kur hyjnë në të instalojnë gjithçka që u duhet për të pasur në dispozicion të dhënat e kartave tuaja dhe llogarive bankare, apo çdo veprimi tjetër që bëni në kompjuter. Kështu është më e lehtë të marrin sa para të duan e askush të mos e kuptojë. Veç jush, sigurisht.

Ju ofrojnë para sikur të kishit fituar diçka

Të telefonojnë, të thonë se ke fituar një lotari dhe se për të bërë kalimin e parave duhet të paguash një përqindje të vogël. Mos i transfero asnjë cent, asnjë lek.

Një mesazh në telefon ju kërkon të bëni një verifikim të dhënash të llogarisë bankare

Mos klikoni asnjë link të tillë dhe për më tepër mos plotëso të dhënat që kërkohen. Nëse bankës i duhet një update, shko fizikisht në degën më të afërt.

Bëjnë sikur ju shesin produkte, me shumë mundësi me ulje

Mos iu përgjigj asnjë telefonate apo mesazhi të tillë. Nëse të duhet diçka, sot kompanitë serioze, veç dyqanëve fizik kanë edhe dyqane online. Shko në Google, kërkoje dhe bli atë që do.

Ju prekin në sedër duke kërkuar para për bamirësi

Zakonisht fushatat ndërgjegjësuese nuk bëhen përmes telefonit. Ato marrin përmasa më të mëdha, bëheb televizive. Është e rëndësishme të dish se ku po i çon paratë e tua dhe të sigurohesh mirë, edhe nëse të tregojnë historinë më të dhimbshme në telefon.

Ju kërkojnë PIN-in e kartës

“Dikush ju ka vjedhur kartën e bankës, ju lutem futni PIN-in për ta zhbllokuar”. Kurrë, asnjëherë, mos e shkruaj e mos ia thuaj dikujt PIN-in e kartës tënde.

Telefonatë e humbur

Mos u përpiq t`i telefosh mbrapsht.

Hiqet si dikush i familjes

Bëni kujdes me këto telefonata. Sigurohuni me një familjar tjetër nëse historia është e vërtetë, së pari nëse është familjari juaj dhe së dyti nëse ka vërtet një problem të madh.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al

Author: admin