Mes Iuksit e miIiarda dollarëve, kjo është famiIja shqiptare më e pasur në botë

Aktori shqiptar Blerim Destani dhe familja e tij janë ndër më të pasurat në botë ku pasuria e tyre marramendase krahasohet me atë të Silvio Berluskonit.

Shpesh mediat italiane e kanë karahasuar lidhur me pasurinë babain e Blerimit, Lazim Destani me Berluskonin, pasi ai administron skuadrën e futbollit “Shkëndija” të Tetovës.

Kështu ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni.

Shuma marramendëse që shpenzon Blerim Destani për një orë

Po ashtu, mediat italiane theksojnë se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro.

Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.

Vëllai i tij Nazif Destani para disa kohësh u përfol në mediat shqiptare ku ishte i ftuar në 20 vjetorin e “Opinion”. Ai është cilësuar sipas Forbes si shqiptari më i pasur në botë pasi pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.

Blerim Destani | Pretty men, Bmw, Singer

Familja Destani nga Maqedonia numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, vëllai i Blerimit.

Blerim Destani tregon kush është dashuria e tij e parë - Go & Watch

Ndërsa babai i tyre, Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëve kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi.

Çmimi marramendës i orës në dorën e Blerim Destanit! - Konica.al

Lazim Destani dhuroi 3 milion euro për Shqipërinë dhe nuk e bëri publike |  Presheva.com

Pasuria marramendëse e familjes Destani, krahasohet me Berluskonin –  epavarura.com

Mes luksit e miliarda dollarëve, kjo është familja shqiptare më e pasur në  botë – AlpeGossip

Author: admin