Rrëfehet 31-vjeçarja: Ja çfarë më bëri një burrë në moshë me babain tim, por më pas…

Nisa nje marredhenie in.time me një burrë, por gruaja e tij pastaj edhe bashkëshorti im na e zbuluan sekretin.Por edhe pse ka ndodhur kjo, une nuk mund ta heq të dashurin nga mendja, edhe pse është në moshë me babanë tim.

Kështu e nis një 31-vjeçare letrën për psikologen e “The Sun”. Ajo ka treguar se me bashkëshortin e saj ka një vajzë 5-vjeçare.“Burri im duket se është i fokusuar te puna gjatë gjithë kohës. Mendoj se ajo çfarë unë doja ishte që të kisha dikë që të kujdesej për mua dhe të merrja pak dashuri. E takova këtë burrin në moshë jashtë shkollës së vajzës. Ai po merrte nipin e tij i cili është në moshën e bijës sime”, nis kështu rrëfimin 31-vjeçarja.

“Nisëm duke folur dhe ai ishte shumë i dashur. Edhe të nesërmen folëm me njëri-tjetrin, por nuk e mbyllëm bisedën tonë pasi erdhën fëmijët dhe kërkuan vëmendjen. Si pasojë ai me tha që të takoheshim ditën tjetër, por para se të shkonin te shkolla. Lokali që vendosëm të shkonim ishte mbyllur, e për këtë shkuam te shtëpia e tij. Bashkëshortja e tij ishte në punë. Kur më tha se gruaja e tij ishte 53 vjeçe unë u shokova, pasi edhe ai ishte në moshë. Nga pamja duket i ri dhe është i mbajtur pasi shkon çdo ditë në palestër”, vijon letrën ajo.

Author: admin