Një javë nga dita e zgjedhjeve, zbulohet detaji i paparashikuar më parë, ja çfarë po ndodh me Lulzim Bashën

Nje jave para zgjedhjeve, kete të shtunën, nga mëngjesi deri në mbrëmje, kryetari i PD Lulzim Basha do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri.

Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.

Kjo është hera e parë që një forcë politike zgjedh një menyrë të tillë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.

Burime nga selia e demokratëve bëjnë të ditur se turi i sotshem i kryetarit Basha, përfshin 9 ndalesa.

Udhëtimi “9 PËR NDRYSHIM” kalon nëpërmjet Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit Miredites dhe finalizohet në Tropoje.

Author: admin