Policia në Utah mbeti e çuditur kur gjeti një vajzë 9-vjeçare të ngiste një makinë dhe si pasagjere në vend të parë kishte motrën e saj të vogël vetëm 4 vjeç.
Vogëlushet e trembura iu thanë policëve se donin që të shkon në Kaliforni për t’u larë në oqean.
Ato kishin kaluar në dy rrugë kryesore me shumë trafik përpara se të përplaseshin me një kamion. Fatmirësisht të dyja mbetën të pa lënduara nga ky aksident pasi kishin vendosur rripin.
Sipas policisë, vajzat ishin ngritur në 3 të mëngjesit dhe morën makinën Chevy Malibu të prindërve që në ato momente po flinin gjumë. Plani i tyre ishte të shkonin në Kaliforni, një udhëtim që zgjat të paktën 10 orë, për një ditë në plazh.
9-vjeçarja e drejtoi makinën për 16 km përpara se të përplasej me kamionin, drejtuesi i të cilit njoftoi policinë për incidentin.