75% e njerëzve përjetojnë jo një, por disa ndarje gjatë jetës. Nëse dikush pyet veten përse, përse mori fund, mund të jetë një nga 7 arsyet e mëposhtme.
Nuk e jetojnë momentin së bashku
Kur ajo rri në telefonin e saj dhe dëgjon muzikë, kurse ai në të vetin dhe shikon një film.
Kur mësohesh me të dhe i merr gjërat si të mirëqena
“Pra, le t`i bëjë ajo gjithë punët se ajo i ka bërë gjithmonë”. Ky mendim të çon drejt ndarjes. Ajo s`do të të tolerojë gjithmonë. Sidomos nëse ti luan Play Station kur ajo bën punët e shtëpisë.
Kur nuk e pranon dhimbjen, humbjen
Nëse nuk e lejon partnerin të të njohë dhe mbështetë edhe në ditët më të këqija, duke u shtirur si njeri i fortë, nuk e arrini kurrë intimitetin e nevojshëm.
Kur nuk respektoni kufijtë
Qoftë edhe nëse e puth pa limite.
Kur nuk kujdesesh për veten
Nëse nuk do veten dhe nuk e trajton mirë, mos prit ta bëjë askush tjetër këtë.
Kur ke vetëvlerësim të ulët
Do ta bindësh edhe atë, dashur padashur, që ti nuk vlen.
Kur shmangni konfliktin
Psikologjia thotë: Aty ku nuk ka debat dhe konflikt, ka probleme të pazgjidhura.