Thuhet e besohet se fëmijët që rriten me kafshë shtëpiake janë më të shëndetshëm dhe më social se fëmijët e tjerë. Shumë përfitime që na vijnë nga bashkëjetesa me katërputrakët, për të qenë më të saktë me qenin, janë të konfirmuara shkencërisht, por sërish janë të shumtë njerëzit që mendohen në duhet të marrin një kafshë shtëpiake apo jo!
Në rast se gjithmonë i keni dashur qentë ose dëshironi të merrni një, këto fakte do t’ju ndihmojnë të vendosni.
1. Shëtitja me qenin përmirëson shëndetin tuaj fizik.
2. Përkëdhelja e qenit ul presionin e gjakut, dhe zvogëlon shanset e sëmundjeve kardiovaskulare.
3. Vetëm 19% e fëmijëve që kanë qen, kanë alergji ndaj kafshëve shtëpiake, kundrejt 33% të fëmijëve të cilët nuk kanë qen.
4. Pronarët e qenve mund të shërohen më shpejt nga ndonjë sëmundje dhe kanë më shumë shanse për të jetuar pas ndonjë ataku në zemër.
5. Qentë ndihmojnë njerëzit që jetojnë vetëm, që të mos e përjetojnë keq vetimë, apo t’i kalojnë më lehtë traumat e tilla si humbja e një personi të dashur.
Emocionet e tyre, dashuria e pakushtëzuar dhe besnikëria e tyre do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të harroni çdo problem në momentin kur ju jeni me ata. Qentë mund të kuptojnë kur ju jeni nën presion, i trishtuar, apo të zemëruar. Ata do të bëjnë çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni më mirë.
6. Mbajtja e qenve ul rrezikun për depresion. E në të njëjtën kohë mbajtja e qenit në shtëpi ju bën më të përgjegjshëm. Qentë kërkojnë kujdes të madh: duhet ti ushqeni, ti shëtisni, të luani me to dhe ti trajnoni.
7. Ato rrisin aftësinë komunikuese dhe ju bëjnë më social