Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Fatmiri 65 vjeç nga Erseka i cili në vitin 2000 ka ardhur të jetojë në Tiranë.
Ai ka treguar se ka vuajtur shumë gjatë jetës së tij dhe me shumë mundim arriti të ndërtonte një shtëpi në Astir, por një vit më parë shtëpia e tij u prish dhe mbështetjen më të madhe e ka gjetur tek kushëriri i tij i cili i ka hapur dhe derën e shtëpisë. Fatmiri e ka ftuar kushëririn për ta falenderuar dhe për t’i thënë që nuk ka si t’ja shpërblejë çdo gjë që ka bërë për të.
Fatmiri: Jam 65 vjeç, vij nga Erseka. Kam vuajtur shumë që në fëmijëri. U detyrova të lija shkollën që në klasën e 6-të për të ngrënë bukë sepse kisha tre motra dhe unë isha vëlla i vetëm. Motrat u martuan dhe unë ngela vetëm dhe kam filluar punë që në moshë të vogël. Jeta ka qenë e vështirë shumë.
Në vitin 2000 erdha këtu, thashë shyqyr Zotit u rregullova, nga fshati erdha në kryeqytet, mirëpo vjet në 15 Korrik mu prishën shtëpitë, më zuri një rrugë aty tek Astri që. Kisha shtëpi dy kate, në katin e dytë e kisha vajzën.
Ardit Gjebrea: E kishe pa leje.
Fatmiri: Kështu si ndërtim si të gjithë të tjerët. Unë kam sjellë kushëririn këtu. Jam njohur me të se babai im ka qenë një motër e një vëlla edhe motra e babait është martuar në një fshat të Skraparit dhe që kur u martua derisa unë isha 11 vjet, babai im ishte ndarë nga motra. Ai nuk vinte dhe ajo nuk vinte.
Arritën që 30 vjet nuk u takuan fare. Unë i thashë babait më është fiksuar dhe do shkojmë. Shkuam në atë fshat dhe nuk e gjetëm, kishin ikur në Poliçan të Skraparit, vuajtëm goxha e si përfundim i gjetëm.
Më në fund arritëm që u njohëm me këtë hallën, kur më pa mua i ra të fiktë, ishte shumë e vështirë, pas 30 viteve. Që atë vit hapa unë rrugët, isha unë shkaktari. Që nga ajo ditë me Barinë nuk jemi ndarë as për një sekondë më është gjendur shumë afër. Kur mu prishën shtëpitë më tha merr gruan dhe hajde tek shtëpia ime tha. I thashë ti rrofsh, po nuk e di si ta shpërblej.
Kur mu prishën shtëpitë vjet, ka ardhur aty dhe jam bërë që nuk e di ku isha, se ishte gjithë ajo pasuri se që në kooperativë që mblidhja ato lekë dhe derisa bëra ato shtëpi, unë ato para kisha. Bariju më thotë mos u bëj merak se do e bëjmë një hall. Më uli në një kafe që kur erdhi skrepi të mos shikoja unë.
Ardit Gjebrea: Kafe apo raki?
Fatmiri: Kafe dhe raki, e kam pirë dhe unë Ardit, kur mu prishën shtëpitë, nuk e di si mu tërhoq njëherësh. E kam pirë shumë rakinë bashkë me Barinë. Asnjëherë nuk më ka lënë të paguaj, kur unë fut dorën në xhep, ai më thotë hiqe atë dorë.
Sot e kam thirrur që t’i them nuk ta shpërblej dot. I thashë të të jap lekë, më tha ty të lanë pa shtëpi do më japësh lekë mua. Unë lekë s’kam, shtëpi nuk kam, çfarë të them unë. Në radhë të parë i them sot që jam tepër i lumtur dhe i kënaqur që e zuri virusi.
Ardit Gjebrea: Ti je i kënaqur që atë e zuri virusi?
Fatmiri: Jo jo jam i kënaqur që doli në dritë, që e kaloi sepse mendova më të keqen. Në atë moshë 71 vjeç, mendoja dhe këtë nënë jo, baba jo, vëlla jo vetëm këtë kisha unë. Ai më ka punësuar, as të afërmit e mi nuk më kanë dhënë një dorë për të më ndihmuar.
Dua t’i them që nuk ia shpërblej dot, s’kam as fjalë. E kam kapedan, kur u sëmur mora një tronditje më keq sesa nga shtëpitë. I harrova shtëpitë kur ky doli mirë. /tvklan.al