Konkurrentët e “Përputhen” kanë bërë famë të madhe, të cilën po e shfrytëzojnë për shumë gjëra.
Ata janë kthyer në senzacion, ndërsa tashmë janë emra të përzgjedhur edhe për biznes.
Një ndër konkurrentët e “Përputhen” është edhe Juli, i cili është bërë emër shumë i ndjekur që kur hyri në “Përputhen”.
Ndërsa, në rrjete sociale qarkullon një foto nga biseda e Julit me një biznes, ku kërkon 6 mijë euro për një postim në InstaStory, postim i cili qëndron vetëm 24 orë.
Se a është kjo e vërtetë apo e montuar, mbetet të kuptohet.