550 mijë pemë…! Çfar thu mor burrë, ule pak dorën… Jo vetëm mashtrim, por edhe vjedhje e rëndë

Veliaj deklaroi se ka mbjellë 550,000 pemë… Doktor i Shkencave Pyjore, njëherazi edhe drejtor i Departamentit të Pyjeve dhe Kullotave pranë PD, do ta klasifikonte këtë mashtrim që përmban brenda edhe vjedhjen e “punimeve” të këtij tenderi që nuk i ekzistojnë punimet.  Sipas z Cani nëse pretendimi i Veliajt do të ishte i saktë, del se do të duhej të kishim edhe 3 parqe të reja sa Parku i Madh i Liqenit…!!! Pra, për kaq pemë të mbjella  do na duheshin 830 hektarë… Ku i kemi se vetëm betona mund të jenë kaq .

“Parku i Madh i Liqenit Artificial” është vetëm 289 hektarë, sipas “pyllëzimeve” të tij  duhej të kishim 830 ha të mbjella me pyje ose 3, “Liqene Artificiale…”

Nuk po na del matematika. Ku na qenkan këto tre parqe të reja në Tiranë…! Kam frikë se e ngatërron me betonin. Fakti është që jo 550,000 pemë, por të na tregojë 15,000 pemë !

Për “Jehona.Info”

Drejtori i Departamentit të Pyjeve dhe Kullotave

Dr. Hasan Cani

 

Author: jehona