Dashi-Do të ndiheni disi konfuzë në përpjekje për të gjetur mënyrën e duhur për të arritur aty ku dëshironi. Nga njëra anë gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë ju thërrasin për t’u shfrenuar, të merrni kurajo dhe të bëni atë që ndjeni. Nga ana tjetër, ndjenja e detyrimit bën që të stepeni. Merrni më të mirën nga të dyja.
Demi-Merrni pak më shumë kohë për t’u kujdesur për veten. Duke u ndjerë mirë dhe bukur, do të ndiheni më krenar dhe të tjerët do t’ju shohin me sy tjetër.
Binjakët-Kjo është një ditë e mirë për të gjithë llojet e komunikimit, kështu që thojuni të tjerëve t’ju ndihmojnë. Ka shumë mundësi që ata do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë dhe të përfitojnë nga suksesi juaj.
Gaforrja-Do iu duket sikur keni ngecur sot. Fol hapur me njerëzit për ato gjëra që kanë rëndësi për ju. Flisni edhe për ato çështje që iu kanë shqetësuar. Do të jetë një mik ose një anëtar familje që do t’iu japë sigurinë të flisni. Kujdes me fjalët që lëshoni. Sot mund të keqkuptoheni.
Luani-Një surprizë do merrni sot dhe do lumturoheni shumë. Do gjeni kohë të lirë dhe do takoni një person që do u ndryshojë jetën. Nga puna do shkojë gjithçka mirë pasi mund të rriteni në detyrë.
Virgjëresha-Më mirë merrini gjërat shtruar sot dhe mos kërkoni për asnjë çast të bëni çmenduri me atë që keni në krah. Lajmet e mira do t’ju mbushin ditën. Po punonit prej kohësh për një projekt të rëndësishëm dhe sot do të kënaqeni nga rezultatet. Me financat nuk duhet të luani shumë pasi mund të keni vështirësi të njëpasnjëshme.
Peshorja-Më shumë se çdo njeri tjetër, sot do të ndjeni nevojën për stabilitet. Kjo energji mund të ndikojë disi në çështje që lidhen me lumturinë tuaj. Mund të mos e kuptoni me të parën, por nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, lumturia mund të shkatërrohet pak nga pak. Sigurohuni që t’i mbani fort gjërat që i japin jetës tuaj pasion dhe qëllim.
Akrepi-Kjo periudhë nuk do të jetë e lehtë, kryesisht në anën financiare. Ajo që duhet të bëni është padyshim ta merrni me qetësi dhe të mos kapeni me të tjerët. Nuk e kanë ata fajin nëse keni vështirësi në menaxhimin e parave.
Shigjetari-Duhet të jeni në qendër të ngjarjeve, edhe nëse kjo rrezikon të dëmtojë reputacionin tuaj. Zakonisht janë të tjerët që këshillohen të mos ju afrohen shumë, por sot është e kundërta. Kini kujdes kë mbani në krah.
Bricjapi-Lidhni të gjitha fragmentet e mendimit dhe kjo do iu ndihmojë të kaloni disa situata të sikletshme. Mos lejoni veten të ngecni në situata në të cilat nuk i besoni. Lëvizni përpara.
Ujori-Një ditë zhgënjyese do jetë kjo e premte për ju. Nuk do ndiheni rehat në punë dhe do shfaqni shenja lodhjeje. Kujdes me shpenzimet që do bëni sot, pasi mund të rrezikoni shumë. Mund të merrni dhe një lajm të keq.
Peshqit-Çdo moment do të jetë pozitiv. Dita mund të shënohet edhe me luhatje humori, por në fund do t’ju buzëqeshë fati. Kujdes me përgatitjen e projekteve të ndryshme. Ka shumë mundësi të keni përfitime materiale, por kujdes nga mburrja e tepërt. Fati tek pasuria nuk do të zgjasë shumë.