3 SHALQINJ BËJNË 1 BURRË, VIT I MBARË PËR KULTIVUESIT E SHALQIRIT NË LUSHNJE

Me sa duket fermerët kanë mbetur të kënaqur me shitjet e shalqirit këtë sezon, pasi prodhimi eksportohet në Europën Lindore.

Nuk ka ndodhur asnjëherë që në tokat e Ishmës në Lushnjë të rriten shalqinj të përmasave të tilla.

Pesha e një kokrre arrin 25 kilogramë.

Sipërfaqja e mbjellë me shalqinj është e madhe.

I gjithë prodhimi shkon për eksport.

Fermerët e tregojnë shalqirin në vendet e Europës Lindore

Për tregun vendas në këto fusha është kultivuar shalqiri pa shartesë kungulli.

Fermerët janë të kënaqur me shitjet.

Ky vit ka qenë i mbarë për prodhuesit e shalqirit në Myzeqe.

Është dyfishuar edhe numri i magazinave të grumbullimit për eksport./ Klan News

Author: admin