27 Shtator 2022/ Shqipëri-Islandë. Ja çmimet …

Shqipëria do ta luaj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve më 27 shtator ndaj Islandës, në stadiumin “AIR Albania”, por do të luaj transfertën e Izraelit në 24 Shtator

FSHF ka bërë publike ditën e sotme, çmimet e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme.

Biletat  variojnë nga 750 lekë të reja në 15.000 lekë të reja.

Pas porte bileta kushton 750 lekë të reja.

Në tribunat këndore kushtojnë 1200 lekë të reja.

Në tribunat përballë do të kushtojnë 2000 dhe 3000 lekë të reja.

Në tribunën kryesore do të jenë 8000, 10000 lekë

Në tribunën VIP do të kushtojë një biletë 15.000 lekë të reja

Author: jehona