Dashi
Në dashuri do të ketë një histori që nuk ju bind më, dhe ju, nuk do të hezitoni t’i jepni fund lidhjes. Nga ana tjetër në punë ka një erë risie, favorizohen kontaktet me qytete të tjera.
Demi
Emocione të bukura këtë të premte në dashuri, në sajë të Hënës në shenjë, ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë, po ashtu, nëse duhet të bëni propozime, mos hezitoni, momenti është i favorshëm.
Binjakët
Në dashuri, nëse ka pasur vështirësi në të kaluarën, tani është koha për të kthyer kokën dhe për të ecur përpara. Nga ana tjetër në punë ka mundësi që të priten degë të kalbura dhe t’i hapet rruga bashkëpunimeve të reja e të favorshme.
Gaforrja
Lidhjet e preferuara janë ato me Demin dhe Virgjëreshën, Hëna është në shenjë. Në punë, megjithatë, mos bëni zgjedhje të rrezikshme, do të ishte më mirë të merrni mendimin e një eksperti.
Luani
Në dashuri mund të ketë disa tensione të vogla, përpiquni të mos ushqeni polemika të kota dhe nga ana tjetër gjeni kohë për veten tuaj. Në punë, megjithatë, mund të ketë ngadalësime, por gjithsesi mos e humbni durimin.
Virgjëresha
Situatë interesante për ndjenjat, ndaj nëse jeni vetëm shikoni përreth dhe mos u mbyllni në shtëpi. Nga ana tjetër në punë ka pak axhitim, përpiquni të mos e merrni çdo gjë majë më majë.
Peshorja
Në dashuri, fundjava premton gjëra të mira, emocione premtuese po vijnë. Nga ana tjetër, në punë, nëse kohët e fundit ka pasur dyshime, ka ardhur koha t’i sqaroni.
Akrepi
Hëna e kundërt na këshillon të jemi të kujdesshëm dhe të mos ushqejmë diskutime sterile. Edhe në punë ka fërkime të vogla, mirë do jetë të uleni dhe të bëni një bilanc të situatës.
Shigjetari
Në dashuri, pasditja është më e mirë se mëngjesi. Yje që janë të rëndësishëm për ndjenjat, ju këshillojnë të shikoni vetëm përreth. Në punë, nga ana tjetër, mos veproni në mënyrë impulsive dhe mos u kushtoni vëmendje atyre që nuk e meritojnë.
Bricjapi
Në dashuri, nëse keni një marrëdhënie solide, lidhja nuk është në diskutim, megjithatë ka çështje ekonomike për t’u zgjidhur. Nga ana tjetër, në punë, nëse nuk i keni idetë e qarta, është më mirë të shmangni ndryshimet me rrezik.
Ujori
Në dashuri përpiquni të largoni mendimet negative, më mirë organizoni diçka të bukur me partnerin tuaj. Ndërsa në punë vijnë ndryshime që do t’ju duhet të mësoni t’i menaxhoni.
Peshqit
Në dashuri, dy ditët e ardhshme janë vërtet interesante, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, mos e shtyni. Në punë, megjithatë, dita është e mbushur me angazhime, nëse doni të arrini rezultate duhet të bëni që zëri juaj të dëgjohet.