19 Janar- Messi kundër Ronaldos

Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo mund t’i shohim përballë njëri-tjetrit edhe njëherë tjetër.

  • Paris Saint-Germani ka njoftuar zyrtarisht se gjatë këtij muaji do të udhëtojë në Doha dhe Riad për të zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Klubi parisien konfirmoi se një ndeshje do ta zhvillojë edhe me Al-Nassr, ekip ku së fundmi u transferua Cristiano Ronaldo.

  • Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 19 janar, teksa mbetet të shihet nëse Messi dhe Ronaldo do të jenë në fushë kundër njëri-tjetrit.

Kjo ndeshje është mundësi e mirë për portugezin që të debutojë me fanellën e Al-Nassr të paktën në ndeshje miqësore, pasi zyrtarisht nuk do të mund të luajë deri më 22 janar.

Author: jehona