Dashi
Do, ju vijnë ditë të rënda, duhet të merrni kohë për veten tuaj dhe të rimbushni bateritë tuaja. Në këtë mënyrë ju mund të merrni vendimet më të mira për veten dhe për partnerin tuaj. Dhe për projektet e ardhshme gjithçka do shkoi mirë.
Demi
Në këtë periudhë ju keni disa shqetësime dhe morali nuk ju ndihmon. Gjërat do të përmirësohen gjatë pasdites, por në mëngjes më mirë mbani gojën mbyllur. Për sa i përket punës, fundjava do jetë veçanërisht e favorshme.
Binjakët
Marsi po afron dhe dashuria ka filluar të lulëzojë… Me ardhjen e pranverës, ndjenjat do të jenë protagonistët e jetës suaj. Beqarët do mund të takojnë shpirtin binjak, ndërsa ata që janë në një lidhje të qëndrueshme do të mund të planifikojnë diçka të veçantë në orët në vijim.
Gaforrja
Do rikuperoheni në çdo aspekt. Mundohuni të mos e lodhni veten dhe të mos humbni kohë në diskutime të kota. Për sa i përket punës, ka mundësi të shkëlqyera për të pasur sukses sa më shpejt.
Luani
Do keni nevojë për vëmendje ndaj vetes dhe të tjerëve. Mund të përjetoni emocione të forta, por duhet të kuptoni se në cilën rrugë të shkoni. Kur vjen puna te puna, është koha për të caktuar një pushim.
Virgjëresha
Një pasdite plot emocione dhe arritje të mëdha, falë një Hënë të mrekullueshme. Kapitulli i punës shumë planetë ju buzëqeshin dhe janë rreshtuar në drejtimin e duhur.
Peshorja
Është koha për të mbyllur histori paralele. Vendos një pikë. Ju duhet të kuptoni se në cilën anë jeni dhe nuk mund të mbani dy këmbë në një këpucë. Merrni pak kohë, të paktën deri në mars, atëherë do të shihni se shumë gjëra do të përmirësohen.
Akrepi
Kjo pasditja i përmirëson gjërat në krahasim me mëngjesin, veçanërisht në ndjenja. Në punë situata përmirësohet, mund t’i arrini objektivat. Duhet të përveshësh mëngët për të marrë diçka të veçantë.
Shigjetari
Do ju pret një ditë plot trazira, mund të ktheheni për të diskutuar me një person të dashur. Mos e konsideroni shumë të vështirë nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi.
Bricjapi
Një ditë që mund të jetë e shkëlqyer për të marrë sqarime në dashuri. Nëse keni debatuar me partnerin, flisni me njëri-tjetrin dhe sqarohuni. Sa i përket punës, përveshni mëngët dhe kthehuni në rrugën e duhur.
Ujori
Mund të rikuperoni nga pikëpamja e emocioneve dhe ndjenjave. Nuk përjashtohen edhe rikthimet e bujshme, por bëni kujdes sepse funksionojnë rrallë. Sa i përket punës, mund ta shikoni të ardhmen me besim të ri.
Peshqit
Do jete ditë pak e përmbajtur, jeni dembelë dhe apatikë, sikur rutina juaj nuk ju kënaq. Keni dëshirë ta testoni partnerin sepse nuk jeni të kënaqur me atë që po bëni. Punë? Ka shumë për të diskutuar, shqyrtoni me qetësi zgjidhjet dhe mundësitë.