Dashi
Sot jeni shumë të ndikueshëm nga ana emocionale ju të dashuruarit. Mbase ka të bëjë me lëvizjen e planetëve në shenjen tuaj. Beqarët do jenë të përqendruar te gjëra të tjera më të rëndësishme për ta dhe nuk do e kenë fare në plan dashurinë. Financat do mbeten gjatë gjithë kohës të ekuilibruara.
Demi
Keni ndërsjelle të mendimit dhe ndjenjave sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Nuk dini se çfarë të bëni në këtë udhëkryq të çuditshëm. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të arritur qëllimin e tyre nuk do ja dalin dot të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do arrini ti stabilizoni.
Binjakët
Çdo impenjim të ditës do e zhvilloni në qetësi të plotë. Sot gjithçka do të rrjedhë qetë dhe pa ndonjë emocion të çuditshëm për ju të dashuruarit. Beqarët do shfrytëzojnë të gjitha takimet për të ndryshuar statusin, pasi sot ndihen më të sigurtë se kurrë në hapat që do hedhin. Financat do jenë problematike.
Gaforrja
Sot nuk do të kënaqeni me atë çka ju ofron partneri/ja. Do kë kërkoni më shumë dhe kjo do të ndezë një debat të fjetur. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin hapa të nxituar për të ardhmen sepse situata mund tu dalë jashtë kontrollit. Edhe financat nuk do jenë të mira dhe nuk do mund ta mbani situatën në kontroll.
Luani
Krenaria juaj e sëmurë do të ketë pasoja në marrëdhënien tuaj në çift. Problemet do të thellohen çdo ditë e më shumë. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin dhe do i marrin si argëtim ftesat për takime. Financat do vijnë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë.
Virgjëresha
Sot keni në mendje një projekt të rëndësishëm që doni ta bëni realitet sa më shpejt. Do kërkoni ndihmën e partnerit/es. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person dhe do besojnë te dashuria me shikim të parë. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes për të mbajtur situatën gjithë kohës nën kontroll.
Peshorja
Dita do të përshkruhet nga kreativiteti dhe do të merreni me ato aktivitete aq të këndshme kulturore që i kishit lënë pas dore. Pranë jush do jetë edhe njeriu i zemrës. Beqarët do kenë takime pa fund gjatë ditës së sotme, por do jenë vetëm për aventura kalimtare. Financat nuk paraqiten problematike.
Akrepi
Ditë e mbushur me emocione për të dashuruarit. Pavarësisht se do të nisë me shumë punë dhe lodhje, mbrëmja me një darkë romantike me partnerin/en do ju qetësojë. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë shumë për të ndryshuar statusin sepse mund të lëndohen. Në planin financiar falë menaxhimit që do bëni situata do përmirësohet.
Shigjetari
Kjo ditë nuk ngjan fare me ditët e rrëmujshme që keni gjatë javës ju të dashuruarit. Do shijoni çdo moment të saj sepse ju mungonte qetësia. Beqarët do jenë mjaft sharmantë sot dhe do tërheqin pas vetes shumë persona. Në planin financiar do dini si ti menaxhoni mirë të ardhurat.
Bricjapi
Dita sot do të jetë mjaft produktive dhe do te mbyllet nga nje mbremje të këndshme ne shoqërinë e mirë të partnerit/es. Beqarë nuk duhet të dorëzohen por të jenë më të vendosur për të ndryshuar statusin. Në planin financiar situata do jetë e ekuilibruar.
Ujori
Keni probleme në përditshmërinë tuaj dhe kjo gjë po ju shqetëson. Edhe pse jeni një shpirt i lirë sot dëshironë tju robërojë partneri/ja. Beqarët do kenë shumë kërkesa për personin që duan të kenë në krah dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Dielli do ndikojë pozitivisht tek financat.
Peshqit
Energjia pozitive dhe prania e partnerit/es do bëjnë që kjo ditë të ecë shumë mirë dhe ju vetë të jeni gjithë kohën me buzëqeshje. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me takime emocionuese. Në planin financiar do i keni idetë e qarta dhe do dini si ti menaxhoni të ardhurat