Dashi
Klima yjore do jetë shumë e mirë sot dhe ambienti do jetë gjithë kohës i ngrohtë. Nëse keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet për të kënaqur fillimisht veten dhe atë që keni në krah. Çdo premtim që keni bërë do e mbani. Ju beqarët do pëlqeni dikë, por do keni një përzierje mendimesh dhe nuk do dini nëse duhet apo jo të hidhni hapa. Dëgjoni më mirë zemrën. Në punë do i bëni gjërat shpejt dhe mirë. Vërtet do lodheni pak, por përfundimet do ju kënaqin pafundësisht. Në planin financiar mos lini asgjë pas dore sepse mund t’iu dalin probleme më vonë. Para hua mos jepni për asnjë arsye.
Demi
Do jeni si në ajër sot dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Nëse keni një lidhje do e lini pas dore partnerin dhe ai pak nga pak do filloj t’iu largohet. Reflektoni sa më parë dhe po mundët merrni masa sepse do i bini kokës më pas. Nëse jeni beqarët miqtë do ju krijojnë mundësitë për të takuar një peron me vlera dhe ju do i bini të mirës me këmbë. Në punë do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj gjërat do ju ecin mirë. Po bërë edhe pak më shumë përpjekje do arrini akoma më lart. Në planin financiar do keni mbështetje të madhe nga një anëtar familjeje ose nga një mik i afërt.
Binjakët
Shmangni debatet dhe problemet gjatë kësaj dite dhe mundohuni të jeni sa më pozitivë me çdo gjë. Mërkuri dhe Marsi do ju sjellin goxha probleme. Nëse keni një lidhje do keni kundërshtime me atë që keni në krah dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Ambient nuk do jetë asnjë moment i qetë. Ju beqarët do keni takime, por tek secili do shihni të meta dhe nuk do pranoni të shoqëroheni më gjatë. Në punë gjërat nuk do ju ecin sipas planeve dhe kjo do ju krijojë stres e ankth të madh. Edhe sikur ta keni biznesin tuaj nuk do arrini atje ku doni. Për financat yjet nuk do jenë aspak të favorshme dhe gjendja do mbetet e njëjtë.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe besimin në vetvete pasi ashtu do e keni çdo gjë më të lehtë. Nëse keni një lidhje mund të bëheni agresive dhe të thoni fjalë të gabuara çka do sjellë konflikte të rënda me partnerin. Përkujdesi ndaj njëri-tjetrit do mungojë. Nëse jeni beqarë mirë është të merrni situatën në dorë dhe të joshni personat e duhur. Mundësitë sot do jenë të mira, por duhet të dini të përfitoni. Në punë do bëni gabime të njëpasnjëshme. Edhe projektet e nisura prej kohësh nuk do arrini dot t’i përmbyllni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë nuk duhet ende të shpenzoni shumë.
Luani
Marsi do e bëjë më interesante jetën tuaj sot. Do ndërmerrni iniciativa dhe do jeni shumë më të logjikshëm nga më parë. Nëse keni një lidhje, jo vetëm që nuk do keni probleme e debate, por do ndiheni edhe gati për të hedhur hapa më tej. Pasditen dhe mbrëmjen do ja kushtoni posaçërisht atij që keni në krah. Ju beqarët do e keni dhunti joshjen dhe do e keni më të lehtë të afroheni me dikë që pëlqeni. Në punë bëni një bilanc të situatës dhe më pas hidhni hapa. Nëse kërkoni pista të reja keni për t’i gjetur dhe do arrini sukses të garantuar. Ekonomi nuk do arrini të bëni dot sepse do e keni të nevojshme të kryeni disa shpenzime më tepër.
Virgjëresha
Venusi do ju nxitë të jeni më të hapur dhe më të gatshëm për të diskutuar sot. Ju të dashuruarit nuk do mbani më mëri për problemet e së shkuarës dhje do e shihni të ardhmen me më shumë optimizëm dhe hare. Shprehini edhe frikërat dhe mos mbani asnjë ndryshim përbrenda. Nëse jeni beqarë do afroheni shumë me një person dhe do ndiheni gati për të dalë më shumë e për t’u njohur. Në punë ambicia do jetë shumë e madhe dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Shumë nga ëndrrat do ju plotësohen shpejt. Në planin financiar do i rregulloni që të gjitha problemet që keni pasur falë një shpërblimi të majmë që do merrni.
Peshorja
Marsi do ju stresojë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak rehat. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni debate shumë të forta me partnerin, por nuk do ndiheni as në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Nuk do i përjetoni emocionet që keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë joshja juaj do japë rezultate, por nuk do ndiheni ende plotësisht të bindur për ta ndryshuar statusin. Në punë do filloni gjithçka mirë, por më pas disa kolegë do ju acarojnë dhe do ju bëjnë të lindi çdo gjë pas dore. Gjendja e parave do jetë shumë delikate.
Akrepi
Sot duhet të tregoheni më të fortë dhe më të pathyeshëm sepse shumë do mundohen t’iu rrëzojnë. Nëse keni një lidhje mos i dëgjoni aspak fjalët e atyre që ju rrethojnë, por dashurohuni si ta ndjeni dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme. Nëse jeni beqarë ka mundësi të bini në dashuri me një person me shumë vlera që do ua zbukurojë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë do keni konkurrencë të fortë me disa kolegë. Ai që duron dhe guxim më shumë do jetë më i fituari nga të gjithë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi të vogla, por që do ju mërzitin shumë.
Shigjetari
Klima në jetën tuaj do jetë e ngrohtë dhe gëzimi do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe për të mos pasur debate mund të pranoni edhe disa gjëra që as që i mendonit të mundura njëherë e një kohë. Pavarësia e njëri-tjetrit nuk do preket për asnjë moment. Ju beqarët do jeni indiferentë dhe nuk do ndiheni gati për ta hapur zemrën. Në punë ka ardhur koha të fluturoni me krahët tuaja dhe të mos vareni më nga kolegët. Do i kushtoni rëndësi edhe disa projekteve të lëna pas dorë dikur. Me financat do jeni shumë më të matur dhe nuk do keni probleme serioze.
Bricjapi
Kjo ditë nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe herë pas here do jeni me inat. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të qene partner serioz, besnik dhe i përkujdesur, por do ju tërheqë edhe dikush tjetër dhe pa dashje do e lini pas dore atë që keni në krah. Tundimi do jetë i fortë. Nëse jeni beqarë ka mundësi që t’i riktheheni një dashurie të vjetër, por ndryshe nga më parë me më shumë pasion. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe nuk do hezitoni të shprehni idetë dhe mendimet që keni. Shpenzimet mbajini gjithë kohës nën kontroll për të mos pasur probleme.
Ujori
Sot nuk do keni aspak probleme, përkundrazi buzëqeshja dhe gëzimi do rikthehen si sikur. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë shumë më të lehtë nga më parë dhe do flisni më lirshëm për gjithçka. Në mbrëmje mund të vendosni edhe të bëni ndonjë udhëtim ose do merrni disa vendime. Ju beqarët do e harroni njëherë e mirë një lidhje të hershme nga e cila keni vuajtur dhe do filloni ta përgatisni veten për ndonjë takim të ri. Në punë do mbështeteni fort tek kolegët e besuar dhe do arrini të përmbyllni me sukses një projekt ambicioz. Me shpenzimet do jeni më të logjikshëm dhe gjendja e financave do mbetet nën kontroll.
Peshqit
Kjo javë do fillojë shumë mirë falë ndikimit të Saturnit. Do shpreheni më shumë dhe nuk do keni as kontradiktat më të vogla me njëra-tjetrën. Nëse jeni në një lidhje do keni një ditë të bukur, me momente të ngrohta dhe pa konflikte. Nëse jeni beqarë bëjini sytë katër sepse në çdo moment sepse mund të ndeshni personin e ëndrrave. Shfrytëzojini çdo mundësi që do iu jepet për të dalë. Në punë do keni më shumë vullnet dhe do jeni më këmbëngulës për të arritur ato që dëshironi. Nuk do keni më situata të ndërlikuara. Shpenzimet e tepruara ndalini njëherë e mirë sepse përndryshe gjendja nuk do stabilizohet.