Shqipëria do të zhvillojë miqësoren me Italinë në datën 16 nëntor të këtij viti.Ashtu siç e paralajmëroi edhe presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, muaji nëntor do të sjellë kampionët e Europës në “Air Albania”.
Pushimi i kampionateve dhe mospjesëmarrja e të dyja kombëtareve në Botërorin e Katarit, ka sjellë hapësirën për të organizuar këtë takim miqësor.
Në historinë e përfaqësueses shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë pas asaj të vitit 2014, kur Shqipëria u mposht 1- 0 në minutën e 82-të me golin e Stefano Okakës.
Por jo vetëm kjo miqësore, pasi me kombëtaren italiane kuqezinjtë kanë luajtur edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, ku u shortuam në grup.
Po ashtu, edhe këto dy takime kanë përfunduar me fitoren e “Axurrëve”, 2-0 në Itali dhe 0-1 në Shkodër në vitin 2017.