Dashi
Disa çifte ndodhen në momente të vështira për të mos thënë në krizë. Situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar ndaj duhet të bëni kujdes edhe në zgjidhjet që mendoni të gjeni.
Demi
Aktualisht kjo nuk është periudha më e mirë për ndjenjat, e rëndësishme është që në menaxhoni më mirë emocionet. Në punë ka gjëra që duhen diskutuar, lind nevoja që t’i flisni.
Binjakët
Ata që janë në histori të reja mund të vazhdojnë lirisht, kjo e enjte shton burimet e mira. Në punë gjërat kanë ndryshuar krahasuar më parë, ajo që ju mbetet është të zgjidhni mes ndryshimit ose pranimit të gjërave.
Gaforrja
Ka disa gjëra në lidhje që ju po kërkoni të merrni shpjegime, por nëse prisni është më mirë. Nuk është dita e duhur. Jeni nervoz dhe kjo reflektohet edhe në punë.
Luani
Këtë ditë të enjte, do të përfshiheni nga dëshira që të përjetoni ndjesi të veçanta. Shumëkujt iu është dashur të kapërcejnë një periudhë bllokimi në punë, për fat shenja juaj është e fortë.
Virgjëresha
Kjo e enjte është një ditë e qetë, rutinore, por jo plotësisht e padobishme. Pasiguritë e vjetra mund të rikthehen në dashuri. Përmbahuni nga çdo mosmarrëveshje në punë.
Peshorja
Dashuria kthehet duke u bërë protagoniste në jetën tuaj, edhe nëse ka pasur një ndarje. Në punë gjithçka mund të shkojë mirë, projektet e mëdha janë pranë mbylljes.
Akrepi
Hëna është shumë e favorshme, një sinjal i shkëlqyer për ndjenjat. Rishikimi i gjërave në punë është gjithmonë i mundur, mendoni me kujdes për çdo hap.
Shigjetari
Situata përmirësohet për marrëdhëniet, po shpresoni që të ketë diçka më shumë në këtë moment në jetën tuaj dhe kështu mund të jetë. Mirë janë gjërat për ata që kanë një biznes të pavarur në tregti.
Bricjapi
Nëse diçka nuk funksionon në çift, duhet të flisni për këtë, mos e shtyni për të premten. Situatat mund të duken të vështira edhe në punë, por ato duhet të trajtohen në mënyrë më të vazhdueshme.
Ujori
Hëna është e favorshme dhe kjo çon në një përmirësim në të gjitha situatat e dashurisë. Këtë të enjte do ju duhet të riparoni dëmet që kanë bërë disa kolegë.
Peshqit
Kjo e enjte duket të jetë një ditë me rutinë mbytëse, por mos u dëshpëroni, do të përmirësohet vonë në mbrëmje. Ka shumë shanse për bllokim në raportin sentimental, mos i trazoni gjërat pa qenë e nevojshme.