Thonë që çdo grua është një mister më vete, po nuk dinë asgjë për burrat. Edhe ata kanë sekrete e madje 13 prej tyre nuk do t`ia rrëfenin kurrë një gruaje.
Duan gra me vetëbesim
E beson ose jo, një grua me vetëbesim duket më tërheqëse në sytë e burrave. Edhe pse ata kurrë nuk e pranojnë këtë fakt.
Mënyra si një grua duket është shumë e rëndësishme për burrin
Burrat dashurojnë me sy dhe e adhurojnë kur gruaja e tyre duket seksi (edhe nëse mund të jenë xhelozë).
“S`di ta bëj këtë”
Një burrë nuk do ta pranonte kurrë në sytë e gruas se nuk di ta bëjë diçka. Atyre u duhet të tregohen si të fortë para grave.
Bllokohen para pyetjeve “A jam e shëndoshë?”
“Nuk e përballoj dot këtë makinë (apo çfarëdo) të shtrenjtë”
“Jam xheloz”
“Sa seksi është motra/shoqja jote”
Nëse ty të duket seksi shoqja jote apo motra, edhe atij do t`i duket ashtu. Ama kurrë nuk do ta pohojë këtë. Çështje etike.
Një burrë të shqyrton me shumë kujdes, ashtu si edhe ti atë.
Edhe ata janë të detajeve, ndaj kujdes kur flirton.
Edhe burrave u pëlqejnë komplimentet, ndaj mos prit vetëm të jesh ti qendra e vëmendjes.
Edhe burrave u pëlqejnë telenovelat apo programet e krijuara si për vajza. (Po sigurisht, asnjëherë s`do ta pranojnë këtë).
“Kam frikë”
Ata kanë frikë edhe nga mizat, por s`do ta thonë kurrë.
Nuk do ta rrëfejnë kurrë as se sa mjeshtra janë për të fshehur emocionet.
Një burrë nuk do lë kurrë pa asnjë arsye
Por nëse ndahet mund të të thotë që s`ka asgjë me ty, vetëm se nuk funksionoi. Arsye? Ka patjetër.