102 vite histori, shumë tituj dhe lavdi. Klubi i Futbollit Tirana feston ditën e themelimit, teksa pas Kongresit historik të Lushnjës në 1920, më 15 gusht u themelua Sport Klub Tirana.
Në këtë datë historike për sportin shqiptar, u krijua klubi i parë i kryeqytetit të shpallur vetëm pak muaj më parë ishte vendosur që të ishte kryeqytet i Shqipërisë. Klubi bardheblu është më i suksesshmi sa i takon trofeve të fituar, plot 45 të tillë të nivelit elitar.
Në vitin 1930, kryeqytetasit morën të parin titull, për të shkuar deri në sezonin e shkuar kur numëruan trofeun e 26-të kampion.
Në palmaresin e tyre, janë dhe 16 Kupa Shqipërie dhe 3 Superkupa, duke e rreshtuar në vendin e parë si klubi më i trofeshëm në vend.
Bardheblutë kanë vendosur traditë në futbollin shqiptar, duke pasur përfaqësime dinjitoze dhe në arenën ndërkombëtare, ku janë përballur me emra të mëdhenj, e duke bërë paraqitje dinjitoze përballë ekipeve që në kohën e tyre konsideroheshin elitare.
Po ashtu, familja bardheblu ka shërbyer për të furnizuar skuadrën kombëtare me element cilësor, që kanë spikatur me uniformën kuqezi.
26-herë kampionët festojnë ditëlindjen e tyre të 102 duke qenë kampion në fuqi dhe do të kërkojnë që së bashku me “Tirona Fanatics” të vijojnë me pretendimet maksimale edhe në edicionin e ri, për të pasuruar akoma dhe më shumë galerinë e tyre me trofe.Syri.net