Ndonjëherë, duket se miliarderët e sotëm si Bill Gates ose Warren Buffett janë njerëzit më të pasur që kanë jetuar ndonjëherë.
Por edhe nëse nuk i krahasojmë me personalitetet historike si Aleksandri i Madh, Genghis Khan, Mbreti Solomon, apo me shumë perandorë Romakë dhe faraonët e Egjiptit (sepse nuk ka informacion të saktë për pasuritë që ata kishin), paratë që kanë burrat e pasur të kohëve të sotme nuk janë asgjë në krahasim me ato që kishin burrat e pasur të së kaluarës.
Bazuar në hulumtimin e bërë nga ‘Business Insider’ dhe të tjerët që kontrolluan arkivat dhe bënë korrigjimet e inflacionit, Gazeta ‘Shqip’ ju fton të udhëtoni në të kaluarën.
Le të hedhim një vështrim tek 10 njerëzit më të pasur të mijëvjeçarit të fundit dhe të zbulojmë se si u bënë kaq të pasur dhe për çfarë i përdorën paratë e tyre.
Ata sigurisht që janë më të pasur se miliarderët e sotëm.
10. Cornelius Vanderbilt, 185 miliardë dollarë
Cornelius Vanderbilt, një nga biznesmenët më të famshëm në historinë e SHBA, u bë i pasur sepse ndërtoi hekurudhat dhe linjat e transportit në vitet 1800.
Gjatë viteve më të suksesshme, pasuria e Cornelius Vanderbilt ishte afro 185 miliardë dollarë.
Shumica e parave të tij u fituan gjatë zgjerimit të perandorisë së tij hekurudhore pas Luftës Civile.
9. Henry Ford, 199 miliardë dollarë
Henry Ford është një nga njerëzit më të shquar në biznesin Amerikan.
Pasuria personale që ai kishte ishte vetëm 200 miliardë dollarë.
Ford jo vetëm që filloi korporatën e tij dhe ishte gjithashtu i famshëm për qasjen e tij revolucionare në prodhimin e makinave, por ai ishte gjithashtu një pionier në biznes dhe industri.
Ai vendosi një pagë më të lartë për punëtorët e tij sesa ajo që konsiderohej mesatare në atë kohë.
8. Muammar Gaddafi, 200 miliardë dollarë
Nuk ka gjasa që ekziston një person në botë që nuk e ka dëgjuar emrin e tij.
Besohet se Gaddafi kishte një pasuri që u vlerësua të jetë rreth 200 miliardë dollarë, pasuri që ai e bëri në 42 vjet gjatë mbretërimit të tij në Libi.
Gaddafi ishte një politikan dhe sundimtar mjaft i diskutueshëm, por ai bëri shumë për vendin e tij.
Për shembull, ai ndërtoi “Great Man-Made River” që furnizon tani me ujë shkretëtirat e Libisë.
Sipas disa ekspertëve, ky ishte projekti më i madh i ujitjes në tërë historinë e njerëzimit.
Gaddafi u përmbys në vitin 2011 gjatë Luftës Civile.
7. Williami I (Pushtuesi), 209–229 miliard dollarë
Sipas vlerësimeve të ndryshme, Williami I (Pushtuesi) kishte rreth 209–229 miliardë dollarë.
William I ishte Mbreti i parë i Anglisë pas pushtimit Norman në 1066.
Mbretërimi i Williamit pati pasoja të mëdha për vendin: ai ngriti Mbretërinë e Bashkuar Angleze, ai krijoi ushtrinë dhe flotën, ai bëri të ashtuquajturin Libri Domesday, dhe ai filloi të ndërtojë kështjellat prej guri, e para u ndërtua në 1078.
6. Jakob Fugger, 221 miliardë dollarë
Jakob Fugger ndoshta nuk është aq i famshëm sa njerëzit e tjerë në këtë listë por ashtu si ata, ai kishte shumë para.
Falë aftësive të tij bankare dhe tregtare, ai kishte rreth 221 miliard dollarë.
Jakob Fugger lindi në 1459 dhe vdiq në 1525 në Augsburg, Gjermani, shkruan Gazeta SHQIP.
Ai e ndërtoi pasurinë e tij kryesisht duke shitur tekstile në Itali dhe gjithashtu minoi argjend dhe ar në Hungari dhe Bohemia.
5. Mir Osman Ali Khan, 230 miliardë dollarë
Ekziston një shans që nuk e keni dëgjuar kurrë për Mir Osman Ali Khan por ai është padyshim një nga burrat më të pasur që bota ka parë ndonjëherë.
Kur ai ishte sundimtari i shtetit Hyderabad në Indi, ai e bëri pasurinë e tij deri në 230 miliardë dollarë.
Pas vdekjes së babait të tij në 1911, ai u bë Nizami i Hyderabad dhe sundoi për 37 vjet.
Ai ndihmoi në zhvillimin e arsimit, energjisë elektrike dhe hekurudhave në zonë.
4. Nicholas Alexandrovich, Tsesarevich i Rusisë, 300 miliardë dollarë
Pasuria e Nicholas Alexandrovich, Tsesarevich e Rusisë vlerësohet të jetë 300 miliardë dollarë.
Të ardhurat e tij personale përbëheshin nga tokat që ai zotëronte dhe gjithashtu asetet në sektorin industrial dhe tregtinë.
Meqenëse Kisha Ortodokse Ruse e kanonizoi Nikollën II, ai gjithashtu mund të quhet “shenjtori më i pasur në histori”.
3. Andrew Carnegie, 310 miliardë dollarë
Andrew Carnegie ishte një biznesmen i pabesueshëm i pasur dhe i fuqishëm. Ai u bë i famshëm në mesin e shekullit të 19-të.
Carnegie lindi në Skoci dhe ai ishte nga një familje shumë e varfër që u zhvendos në SH.B.A në fund të viteve 1840.
Pas disa investimeve të suksesshme në një seri ndërmarrjesh, Carnegie ngriti kompaninë e tij, Steel D., ku bëri pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 310 miliardë dollarësh.
Ai njihet gjithashtu si një njeri që shpenzoi pjesën më të madhe të këtyre parave për dhurime të ndryshme, kështu që mbahet mend si një nga filantropët më të shquar në botë.
2. John Rockefeller, 340 miliardë dollarë
Emri i John Rockefeller do të thotë shumë për historinë e SHBA dhe pasuria e tij vlerësohet të jetë 340 miliardë dollarë.
Edhe sot, është pothuajse pasuria më e madhe ndonjëherë. Ai lindi në 1839 në Neë York, dhe ai u bë një nga themeluesit e Standard Oil. Rockefeller është i njohur edhe si filantrop: kur ishte gjallë, ai themeloi 2 kolegje, Universitetin e Çikagos dhe Universitetin Rockefeller. Vdiq në vitin 1937 në moshën 97 vjeç.
1. Mansa Musa, 400 miliardë dollarë
Personi më i pasur që ka ecur ndonjëherë në këtë planet ishte Mansa Musa, ose Musa I nga Mali.
Kur ai ishte perandori i Malit, ai pati një pasuri që do të vlente sot rreth 400 miliardë dollarë. Musai lindi në 1280, ai jetoi si një musliman i rregullt fetar.
Ai ndërtoi shumë qendra arsimore dhe xhami rreth Afrikës.
Vetëm për krahasim: personi më i pasur i gjallë për momentin, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, vlen rreth 131 miliardë dollarë dhe Bill Gates, me 96.5 miliardë dollarë të tij është personi i dytë në listën e njerëzve më të pasur.
Për shembull, pronari i Microsoft që ka qenë një nga njerëzit më të pasur në botë për një kohë të gjatë tani, është 4 herë më i varfër se Mansa Musa, mbreti legjendar i vendit afrikan Mali që shumë njerëz nuk e kanë dëgjuar kurrë.