10 GJËRA TË PAVETËDIJSHME QË MESHKUJT BËJNË DHE QË FEMRAT I MAGJEPSIN

Zhvillimi i ndjenjave për një burrë mund të fillojë me pak detaje dhe situata specifike.

Gratë zakonisht kanë një sy të mprehtë për këto tipare, ndërsa djemtë, në përgjithësi, as nuk i kuptojnë fuqitë e tyre magjike.

Edhe pse tërheqja midis 2 personave nuk mund të shpjegohet plotësisht, ka disa elemente që sigurisht e lehtësojnë atë dhe e bëjnë personin tjetër shumë tërheqës.

Ja disa nga arsyet që bëjnë që zemrat e femrave të dridhen.

Kjo është një listë e gjërave që gratë duan të gjejnë kur kërkojnë një mashkull për të gjithë jetën.

1. Tregimi i cenueshmërisë dhe shprehja e emocioneve

Meshkujt shpesh mendojnë se ata duhet të duken ‘macho’ dhe të ashpër, por e vërteta është se ndarja e ndjenjave dhe shprehja e emcioneve është ajo që tërheq me të vërtetë gratë.

Duke zbuluar anën e tyre të ndjeshme, ata po lejojnë që personi tjetër t’i kuptojë plotësisht, dhe kjo sigurisht ndërton një lidhje më të thellë dhe më të fortë midis partnerëve.

2. Të jesh thellësisht i apasionuar pas diçkaje

Të shikosh një njeri të zhytur plotësisht në atë çfarë për të është një ‘hobi’ është një përvojë magjepsëse.

Pavarësisht nëse ai po restauron makinën e tij, po pikturon ose po noton në pishinë, fakti që ai kujdeset thellë për diçka tregon se ai ka durim, mund të angazhohet plotësisht dhe nuk ka frikë të zhytet në diçka që i pëlqen.

Hobet i lejojnë njerëzit të përmirësohen vazhdimisht me veten e tyre dhe të qëndrojnë në një mendim të shëndetshëm, duke i bërë ata partnerë më të besueshëm të jetës.

3. Të jesh një dëgjues i mirë

Femrat pëlqejn kur i dëgjon dhe përfshihesh në bisedë me to.

Kjo ju jep atyre siguri dhe besim tek ju.

Mbi të gjitha, një burrë që është një dëgjues i shkëlqyeshëm dëshmon tek gjysma e tij se ai e ka përparësi atë dhe është aty për të kurdo që ajo ka nevojë.

4. Pak djersë kurrë nuk dëmton askënd.

Sipas një studimi, djersa e burrave përmban një përbërje që modifikon nivelet hormonale të grave, i bën ato të ndjehen më pozitive, rrit rrahjet e zemrës dhe i ndez ato.

Kështu që herën tjetër kur djersiteni, mos u vini hiç në siklet, ka shumë mundësi që kjo të jetë e mirë për të dy ju.

5. Të qenit i kujdesshëm në lidhje me pamjen e tij

Përveç faktit se të kesh një partner të zotin, të pastër dhe të vendosur është kënaqësi për të gjitha shqisat, një njeri që i kushton kohë vetes për tu dukur më mirë vlerësohet shumë, për shumë arsye.

Të kesh rituale të përditshme dhe t’i përmbahesh atyre do të thotë që personi është i qëndrueshëm dhe nuk është dembel.

Dhe mbi të gjitha, nëse një djalë po kujdeset për veten e tij, kjo do të thotë që ai e di vetë-vlerësimin e tij dhe e do atë, prandaj, ai është i gatshëm të ndërtojë një lidhje të fortë me një partnere.

Sepse për të filluar një marrëdhënie të shëndetshme, të dy palët duhet të jenë rehat në lëkurën e tyre së pari.

6. Palosja e mëngëve

Meshkujt që i palosin mëngët e këmishës duken më joshës në sytë e femrës.

Për shumicën e femrave, ka diçka të pashpjegueshme dhe të papërmbajtshme kur ato shohin parakrahun e një burri.

Ndoshta një mëngë e mbështjellë në mënyrë të pa ndërgjegjëshme tregon se një ai nuk ka frikë të ndotë duart e tij dhe të jetë një ofrues.

Cilado qoftë arsyeja e vërtetë, burrat duhet ta bëjnë këtë stil më shpesh.

7. Shpërfaqja përmes gjuhës së trupit

Ju mund të tregoni kaq shumë për dikë vetëm nga mënyra se si uleni dhe e mbani veten.

Dhe gjatë gjithë shekujve, gratë kanë zotëruar artin e leximit të burrave.

Sipas një studimi, të kesh një sjellje të relaksuar është një shenjë e mirë për ju, e cila konsiderohet të jetë tërheqëse dhe romantike.

Krahët e mbyllur dhe këmbët e kryqëzuara janë një jo e madhe kur bëhet fjalë për lojën e takimeve.

8. Kujdesi për miqtë me 4 këmbë

Nëse ju dilni xhiro me një qen, kjo mund të jetë e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e grave dhe për të zgjuar interesin e tyre.

Sipas rezultateve të një studimi, burrat kanë më shumë mundësi të marrin numrin e një gruaje kur shoqërohen nga kafsha e tyre.

Përveç që kafshët shtëpiake janë të adhurueshme, zotërimi i tyre është një përgjegjësi e madhe dhe kërkon shumë përkushtim dhe kujdes.

Kështu që ky mund të jetë një tregues i mirë se djali është i gatshëm të vendoset dhe ka një personalitet të dashur.

9. Sytë e tij zbuten kur shohin femrën që duan

Ne nuk mund ta mohojmë që sytë mund të flasin dhe të shprehin një mori emocionesh.

Pra, është e kuptueshme që një burrë që të vështron me një vështrim të butë dhe të dashur mund të jetë i papërmbajtshëm dhe të bëjë gjithçka për femrën e tin.

Një numër i madh i grave zbuluan se edhe pse i dashuri i tyre mund të ishte i paqartë, ky lloj i kontaktit me sy është i mjaftueshëm për t’i bërë ato të shkrihen.

10. Një kuzhiner i mirë

Thënia thotë se rruga për në zemrën e dikujt është përmesstomakut të tij, dhe shumë gra bien dakord se një burrë që gatuan është një njeri i madh.

Është diçka kaq tërheqëse në mënyrë të pamohueshme kur shikoni njeriun tuaj të provojë një recetë të re ose të rikrijojë pjatën traditë të familjes së tij.

Është një shenjë që ai pëlqen të kujdeset për ty, ai dëshiron të të kënaqë dhe do të të mbajë të kënaqur dhe askush nuk do të thoshte jo për këto gjëra./Përkthehu: Allnews.al

Author: admin