Pa paralajmëruar, pa postuar asnjë datë ose orë, Flori u rikthye këtë të hënë pas gati 1 viti mungesë. E kur mësuam për rikthimin e tij, nuk e vumë aspak në dyshim që kënga e rradhës do të jetë një tjetër kryevepër e Florit.
“Dhemb”-mban titullin projekti më i ri i kantautorit, me një tekst prekës dhe një klip që do t’ju rrënqethë mishin me protagoniste blogeren e njohur Krista Merkoçi.
“Nuk promovoj rrugën e dhimbjes, as të trishtimit, nuk dorëzohem edhe kur të dyja ulen këmbëkryq përpara meje…ABC e jetës?! Dashuri pa kushte”-është mesazhi që përcjell Flori përmes kësaj kënge.
25 minuta pas publikimit të këngës, Flori ka bërë një postim në Instagram ku kërkon falje: “Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti sme krijoi nje kenge festive! Thjesht nuk munda dot!”.
https://youtu.be/2HTm-jlwEPo