Kandidatja për Kreun e Bashkisë Lalja Pernaska ishte pjesë e një takimi të organizuar nga Rrjetit Barazi në Vendimmarrje, ku shpalosi programin e saj elektoral lidhur me mbështetjen për gratë dhe vajzat. Ajo u shpreh se gratë dhe vajzat janë pjesë e rëndësishme në shoqëri, por jo vetëm dhe renditi disa nga pikat ku ajo do fokusohej nëse do i besohej karrigia e Kryebashkiakes së Bashkisë Tiranë, si për shembull:
– Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, një prioritet nëpërmjet lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre, duke bërë taksat bashkiake 0 për 2 vitet e para të punës. - Mbështetja e formimit profesional & zgjerimi i skemës së granteve për sipërmarrje nga gra kryefamiljare. - Mbështetja me grante e sipërmarrjeve të grave në zonat rurale. - Hapja e një hapësire publike për aktivitetin e grave artizane, ku mund të shesin prodhimet e tyre. - Lehtësimi i proçedurave për strehimin e grave në nevojë dhe rritja e buxhetit për këtë kategori.