Vendimin e cilësuar nga vetë Bekim Jashari si më të vështirin për të e familjen e tij në vitin 2017,duke shpallë kandidaturën e pavarur për Kryetar të Skënderajt,ia lehtësojë veprimi i Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli e struktuart e partisë të dalë nga lufta,duke mos i nxjerr kundër kandidat djalit të heroit të kombit Hamëz Jashari.
Tani kur veprimtari njohur,biri i dëshmorit Beqir Limani ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për Kryetar të Kërçovës,në retrospektiv të zhvillimeve tona politike,në këtë rast natyrshëm të kujtohet historia që ka një ngjajshmëri të plotë me situatën aktuale që po ndodh në Kërçovë.
Nëse në trojet tona arbërore të Maqedonisë shqiptare, në historinë më të re të këtyre dekadave, ka një Familje me një histori të përafërt me atë të Komandantit legjendar-Adem Jasharit dhe Fisit të Tij, në hapsirat tona, ajo Familje është e Limanëve me në krye Bacën Beqë, Dëshmorin e Kombit tonë.
Dallimi është i madhë në numrin e humbjeve të jetës të pjestarëve nga Fisi Jashari, krahasuar me Familjen Limani, por vepra ngelet po aq madhore. Njejtë edhe Beqir Limani vendosi në rrezik dyluftimi të gjithë anëtarët e Familjes së Tij, sikurse Adem Jashari. Por në këtë rast nëse mund ta quajm “buzëqeshje fati”, i takon Familjes Limani, për faktin se pasi bien nga në altarin e lirisë nga dyluftimi me policinë krye trimi Beqë, xhelatët i lejnë të lirë me gjymtyr të thyera një pjesë të antarëve të familjes që i mbanin peng. E ndërsa Fatmiri pa lënë gjurmë ishte rrëmbyer nga shërbimet famkeqe, të cilat pas një malltretimi ç’njerëzor dhe mbajtjes peng për dy javë, e bëjnë publike vendodhjen e Tij, e cila ishte e njëta çeli në burgun e Manastirit, aty ku ka vuajtur paraburgimin vetë Baca Beqë !!!
Sakrifica është sublime në të dy rastet dhe dyluftimi kanë ishte reztenca me jetë a’vdekje, për të ruajtur pragun, nderin e Atdheun si te Familja Jashari ashtu edhe te Familja e Beqir Limanit, për të mbrojtur pragun dhe dinjitetin e Uskan-asve.
Nga ana tjetër, këto Familje në Historinë tonë të Re politike, natyrshëm kanë qenë mbështetës të partive të dala nga lufta. Elementi vetëm që në këtë rast nuk ka emrues të përbëshkët e që ka përparësi klasa politike në Kosovë është fakti se Komuna e Skënderajt edhe me shumë kandidat përsëri fitues do të ishte shqiptar, e cila për Uskanën e uskanasit do të ishte fatale dhe e pa falshme. Pra ngjashmërit e shumta që ka kjo situat me të Skënderajt e duke i shtuar momentin e unitetit që duhet të arrijnë detyrimisht aktorët politikë në Kërçovë, të cilët padyshim kanë përgjegjësin kryesore në rast humbje. Rreziku i një humbje që do të ishte një njollë e zezë dhe e pafalëshme për shkëputjen e asaj nyje lidhëse me rëndësi kombëtare më detyruan moralisht të bëjë këtë krahasim me shpresë se edhe Partia jonë e dalë nga lufta dhe lidershipi i saj, do të bëjnë të njëjtin veprim me partin simotër të Kosovës. Veprim, i cili në thelb do të nderonte Familjen më meritore uskan-ase të në hstorinë më të Re, dhe Birin e Tyre, i cili vullnetin e shprehur për të drejtuar Komunën e Kërçovës e ka të bazuar te ndjenja e atdhedashurisë për ti shërbyer vendit e qytetërëve të tij. Vendim, i cili bazohet në dëshirën që mos t’i ndajë bashkëvendasit sipas përcaktimeve politike, sepse në bindjen e Tij, Kërçova ju takonë të gjithëve. Ngjajshëm sikurse Dëshmorët, Veprimtarët e Luftëtarët që i takojnë kombit e atdheut.
Unë besoj dhe apelojë jo vetëm në strukturat dhe lidershipin e BDI-së, por edhe te Subjektet e tjera Opozitare të kampit shqiptarë, që të veprojn ngjashëm sikurse që veproi spektri politik në Kosovën e itit 2017, të cilët duke mos i nxjerr kundër kanditat Bekim Jasharit, dhe duke dalur vetëm me listë, për Këshillin Komunal të Komunës së Skenderajt. Me aktin e atillë, Partit Politike të Kosovës nderuan gjakun e derdhur mbi të cilën ngrihet liria e çdo kombi.
Luan Veliu
Gostivar, 23.03.2021