Librazhd/ Kandidati i Partisë Socialiste, Mariglen Disha prezanton programin: Kam shënuar çdo problem dhe çdo hall që keni

Kandidati i Partisë Socialiste për kruetar të Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha ka prezantuar programin e tij për këtë bashki,  teksa ka zhvilluar një miting me banorët. I pranishëm në këtë prezantim ishte dhe i deleguari i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri. Gjatë fjalës së tij, zoti Disha tha se Kam shënuar çdo problem dhe çdo hall që keni dhe ju garantoj që të gjitha shënimet që kam mbajtur unë si kryetar i ardhshëm i Librazhdit do mundohem t’jua zgjidh. “Për 10 vitet e fundit unë kam punuar në Kadastër, Tiranë, Elbasan dhe pak kohë në Korçë. Mendoj se kam administruar më së miri pjesën e pronave, ku kam ndjekur çështjet më delikate si çështja e pronës. Duke e renditur veten si profesionist, sot besohem nga kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i qarkut zoti Damian Gjiknuri që të drejtoj bashkinë e Librazhdit. Jam kandidat i PS-së për të garuar përballë kandidatit tjetër në zgjedhjet e 14 majit”. “Kam biseduar me ju në çdo fshat dhe çdo cep të qytetit ku kam ndarë me ju problemet që keni. Ju garantoj që të gjitha problemet që keni nuk do t’i shmang asnjëherë, por do mundohem t’i zgjidh. Kam dëshirë dhe vullnet t’ju shërbej juve duke investuar në infrastrukturë rrugore, në çerdhe, në kopshte dhe në shkolla, në rrjetin elektrik dhe në ujësjellës, në hapësira të gjelbra. Kam shënuar çdo problem dhe çdo hall që keni dhe ju garantoj që të gjitha shënimet që kam mbajtur unë si kryetar i ardhshëm i Librazhdit do mundohem t’jua zgjidh. Do jem i njëjti administrator siç kam punuar në detyrat e mëparshme. ndihem i vlerësuar nga PS, më 14 maj të votojmë PS-në dhe mua si kandidat i forcës më të madhe në Shqipëri. Më jepni besimin tuaj dhe do t’ju përgjigjem me punën time. Ju falënderoj të gjithëve që keni dëshirë të vazhdoni përpara dhe jo mbrapa”, tha kandidati i PS.

Takimet

Disha është përqëndruar fillimisht në zonat rurare, duke shkuar edhe në fshatrat më të thellë të kësaj bashkie për të parë nga afër banorët, kushtet dhe nevojat e tyre. Rruga ka qënë kërkesa më e shpeshtë në shumicën e fshatrave ku Disha ka qënë. Komuna Orenjë, që është edhe më e madhja, e përbërë nga disa fshatra, ka qënë në fokus të Dishës në disa takime të zhvilluara. ‘Fshati ka nevojë për më shumë vëmëndje. Këta njerëz puntorë që kam takuar në secilin fshat që kam qënë këto ditë, të cilët sytë i kanë nga toka, meritojnë padiskutim më shumë. Rruga është premtimi dhe puna më imediate, që zona e Orenjës ka nevojë dhe do marrë vëmënsjen time kryesore sapo të marrë detyrën. Mundësitë e fshatit janë të shumta dhe banorët këtu thjesht duhen mbështetur, për të qënë me kushte sa më afër me qytetin, për tu zhvilluar, tregtuar që fshati të japë dhe të marrë më të mirën nga qyteti’ u shpreh kandidati socialist për bashkinë e Librazhdit Mariglen Disha.

‘Mbështetja që kam marrë nga banorët e këtyre zonave më shton përgjegjësinë për të bërë maksimumin tim për këta banorë dhe këto zona me kaq potencial’ përfundoi Disha.

Author: vizion